Nesër votimi për presidentin, opozita thirrje për protestë masive

redaktor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar që ditën e premte në orën 11:00 të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit. Nga ana tjetër, opozita ka njoftuar për protestën që do të mbahet ditën e nesërme.

Në një konferencë për mediat, liderët opozitarë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA, kanë dhënë detaje për protestën, ku do ta kundërshtojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit për President të Kosovës, duke thënë se nuk do të ketë forma të dhunshme protestimi, raporton Klan Kosova.

Kryetari i Vetvendosjes, Visar Ymeri, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestë ditën e nesërme në orën 10:00.

Gjithashtu Fatmir Limaj nga NISMA, ka bërë thirrje që të protestohet duke shtuar se ky regjim duhet të largohet.

Ndërkohë opozita ka vazhduar në ditën e tretë protestën e saj në sheshin “Skëndërbeu” të Prishtinës, aty ku ka ngritur edhe tendat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *