Kredia “e rëndë”, sekuestrohet “Carlsberg” në Tiranë

Alqi Kociko

 

Një nga hotelet më luksoze në Tiranë, prej një muaji është sekuestruar nga përmbaruesi privat. Prona me vlerë disa miliona euro, hoteli “Carlsberg” u bllokua me vendim sekuestrimi të 19 janarit 2016, thotë Shqiptarja.com.

Godina luksoze i përket biznesmenit Agron Xheko, i cili mësohet se për të ndërtuar objektin ka marrë kredi në disa banka të nivelit të dytë në Shqipëri. Totali prej prej 5.5 milion euro që ka marrë ishte e pamundur të shlyhej. Tashmë është pikërisht nje nga keto banka, që prej nëntorit 2015 ka nxjerrë një urdhër ekzekutimi kundër biznesmenit Xheko, pasi ka rezultuar se ky i fundit nuk ka arritur të shlyejë këstet mujore, madje kohët e fundit kishte shkëputur marrëdhëniet me bankën, duke lënë pa paguar një diferencë prej disa milion eurove.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *