Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
T`i kundërvihesh pushtetit pse ndërton vepra publike në të mirë të bashkësisë njerëzore, siç është parku për fëmijët në Tiranë, është marrëzi. Një veprim i tillë i atyre që i ndërsejnë për të kryer akte të tilla, është i ngjashëm me veprimet e bandave të ISIS-it ne Irak e Siri. Dhe kjo bëhet, jo se u digjet barku për interesat e popullit, por për qëllime të mbrapshta. Marrëzi është edhe kundërvënia fizike ndaj punonjësit të policisë së shtetit që në një vend tjetër të botës, qoftë edhe në ato vende që ne i mbajmë për kampion demokracie, kundërvënësi apo kundërvënësja do hante plumbin pa një, pa dy. Mbështes plotësisht gazetarin e mrekullueshëm Viktor Malaj për ato që shkruan në “Parku i fëmijëve dhe gardianët e rremë…”. S. J.
