Albin Kurti i Vetëvendosjes ka deklaruar para fillimit të seancës parlamentare ku pritet zgjedhja e Hashim Thaçit si president i vendit se, “Thaçi ka nisur Zajednicën dhe ka bërë demarkacionin, për këtë arsye nuk duhet të bëhet president”.
“Opozita është më e bashkuar se kurrë më parë. Do të shikoni protesta jashtë dhe brenda Kuvendit. Situatën po e eksalon ky person që synon me çdo kusht të bëhet president për të vazhduar pseudokarrierën e tij. Ai ka synim të ndërrojë Kushtetutën. Do e bëjë postin e presidentit më të rëndësishëm se të kryeministrit. Është njësoj si Erdogani dhe Putini”, u shpreh Kurti.
