Lojë nervash mes Bicajt e Bathës, Agostineli i qetëson

redaktor

Trajneri i Partizani Andrea Agostineli ka zhvilluar ditën e djeshme një ndeshje kontrolli në mes ekipit. Skuadra është ndarë në dy formacione dhe si zakonisht tekniku nuk ka dhënë indikacione për formacionin titullar duke përzierë forcat.

Takimi ka qenë i luftuar dhe futbollistët kërkonin të jepnin maksimumin, por mes kësaj ka ndodhur edhe një ngjarje e papëlqyeshme në nerva e sipër ku Bicaj dhe Batha kanë replikuar në fushë.

Bicaj – Batha – Dy lojtarët e Partizanit në momente loje kanë shkëmbyer batuta duke replikuar njëri-tjetrin. Kjo nuk i ka pëlqyer teknikut Agostineli dhe i ka dërguar drejt dhomave të zhveshjes për t’u qetësuar. Futbollistët e kanë lënë fushën e lojës njëri pas tjetrit.

Sukaj – Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj i është bashkuar përgatitjeve të skuadrës ditën e djeshme. “Boomberi” është gati për Agostinelin edhe në takimin ndaj Tërbunit.

Mazrekaj – Kosovari Mentor Mazrekaj vijon fazën e rikuperimit në palestër. Gjendja e tij mbetet mister dhe ai akoma nuk është gati për teknikun Agostineli. Mundësitë që të luajë ndaj Tërbunit janë të pakta, pasi ka 3 javë që nuk i është bashkuar grupit në skuadër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *