Të paktën nëntë persona u vranë sot gjatë një atentati të dyfishtë kamikaz kundër një vendi të shenjtë shiit në veri-perëndim të Bagdadit, njoftoi policia irakiane.
Një zyrtar i policisë njoftoi se, “dy kamikazë që mbanin breza me eksplozivë u hodhën në erë para një vendi kulti shiit në lagjen Choula, duke vrarë të paktën nëntë pesona dhe plagosur 22 të tjerë, mes të cilëve edhe anëtarë të policisë”.
Burimet mjekësore konfirmuan këtë bilanc të atentatit të dyfishtë, që ende nuk është marrë përsipër nga ndonjë grup radikal.
