Pacolli reklamon projekt rezorti në Karavasta, brenda Parkut Kombëtar?!

Alqi Kociko

 

Faqja mabetex.eu, e biznesmenit kosovar Bexhet Pacolli ka publikuar detajet nga një projekt ndërtimi në Divjakë. Bëhet fjalë për një resort turistik luksoz prej 3.3 mijë metra katrorë.

Në faqen zyrtare thuhet se resorti do të prekë 1050 hektarë në pyll dhe 200 hektarë në det. Resorti gjendet brenda parkut Divjakë-Karavasta, por nuk dihet nëse ka marrë miratimin e qeverisë shqiptare apo nëse do cënojë hapësirën e mbrojtur të parkut. Projekti mbetet mbresëlënës, por po aq i debatueshëm për shkak se nuk është bërë ndonjëherë publik. Ai figuron në rubrikën “projekte” dhe ka këtë përshkrim:

“Projekti i propozuar ndodhet kryesisht brenda kufijve të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ekosistemi i jashtëzakonshëm i Parkut, me lagunat, pyllin dhe jetën e egër, është tipari kyç i projektit…”.

0-1387887967-DivijakeResortAlbania13

divjake

Share This Article
7 Comments
    • Shqiperine do ta bejme sic ka qene ne vitin -6000,pra ne epoken e gurit.Vetem keshtu i pelqejne zhvillimet e bera malokeria.
      Se gjithe bota e qyteteruar ka bere investime te tilla,ka pare vetem keq. Dhe kerkojne pune pastaj keta idjoter.
      -Investime publike nuk duan
      -Investime private nuk duan
      Po cfare dreqi doni more aman.
      Po sikur te themi ne, qe i duam keto investime,dhe qe ne fakt jemi shume me shume se ju qe nuk i doni,si i behet?
      Ne fakt me e mira e dini kush do te ishte:
      -Ju qe nuk i doni dhe qe jeni bere pronare ne Tirane dhe ne zonat me te mira te Shqiperise duke ardhur nga vende qe nuk i kap as GPS-i,te shkoni ne ato vende dhe te rroni si ne vitin -6000(Para Krishtit,qe ta kuptoni)!

  • Nese eshte rezultativ , perse mos t’i jepet okej nga strukturat e shtetit shqiptar , pasi fundja nje shqiptari do i jepet per te ndertime e rregullime ne te . Kryesore qe duhet pare , punesimi i njerezve aty te ne pjesen me te madhe te merren nga zonat per rreth atij RESORTI =Lushnje-Fier =Vlore !

  • Natyrisht keto gjera po behen me “transparence” e duke degjuar zgjedhesit se qysh thoshte Edi kur u zgjodh “ne jemi sherbetoret dhe ju na urdheroni”. I bie qe sherbetori te kete filluar te beje ne koke te vet qekur filloi pune pa e degjuar hic fare padronin qe i paguan rrogen. Si thoni cfare duhet te beje padroni me keta sherbetore???

  • Shum bukur duket

    Duhet unkursjuar Zpacolli qe ta ndertoj kete Fshat turistik sa me shpejt se ndihmon ne ritjen e turizmit dhe hapjen e vendeve te punes

  • He more ju idiota asnje gje nuk doni ju, te behet kjo jo te behet ajo jo. Po si do punesohen njerezit dhe do te zbukurohet vendi more qyqa. Duhet turizem omilet i pagdhendur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *