Mund të konsiderohet një provokim i pastër ai i Iranit ndaj Izraelit.
Siç bëhet e ditur nga mediat në Lindjen e Mesme, Irani do të japë 5 mijë dollarë për çdo palestinez që ka humbur jetën duke luftuar kundër Izraelit.
Gjithashtu Irani do të japë edhe 21 mijë e 500 dollarë për familjet që u janë shkatërruar shtëpitë nga sulmet izraelite.
Nga tetori i shkuar kanë humbur jetën 28 izraelitë dhe 166 palestinezë në luftimet e ashpra.
Por rreshtimi i Iranit në krah të Palestinës sigurisht që do të nxehë edhe më shumë gjakrat.
