Grabitësit kanë vjedhur gjithçka nga shtëpia e Presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych. Ai ka dy vjet që është larguar drejt Rusisë, dhe njihej si një ndër njerëzit më të fuqishëm të Ukrainës dhe mes shumë shtëpive, kishte dhe një rezidencë në periferi të Kievit. Banesa e arreduar me stil viktorian ka magjepsur dhe vetë rebelët kur kanë hyrë në të. Në mure vareshin pikturat e Napoleonit dhe Cezarit ndërsa miqtë që mund ta vizitonin, pa asnjë dreke në shtëpinë e tij mund të shijoni dhe pishinën apo një lojë bilardo.
Presidenti u largua në muajin shkurt të vitit 2014 dhe duket që me vete ka marrë vetëm sende personale që mbahen në dorë, pasi shumica, madje dhe kukullat e mbesave ndodheshin ende në banesë pas largimit të tij.
Por grabitësit tanimë kanë rrëmbyer gjithçka dhe në këtë banesë të shkretuar kanë mbetur dyshemetë bosh dhe vetëm muret me letrën murale të pikturuar.
![]()







