Socialistët e Tiranës e Durrësit votojnë sot për delegatët e Kongresit

Dita

Në rajonin Tiranë – Durrës, kanë nisur të zhvillohen zgjedhjet për delegatë të Kongresit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Do të zgjidhen 168 delegatë për qarkun Tiranë dhe 52 delegatë  për qarkun Durrës.

Prej orës 8:00 të mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites qendrat e votmit për zgjedhjet e delegatëve do të qëndrojnë të hapura.

Kryeministri Edi Rama do të votojë në njësinë administrative komuna Dajt. Ndërsa në selinë e PS-së është ngritur qendra e votimit për socialistët e njësisë nr 9 dhe 10.

Deri tani zgjedhjet janë zhvilluar në qarkun e Elbasanit dhe në Fier.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *