Qeveria: 6 paga kush punëson vajzat e trafikuara

Dita

Viktimat e trafikimit do të mbështeten me projekte të veçanta përsa i përket arsimimit, punësimit dhe strehimit. Në planin “për riintegrimin socio-ekonomik të grave dhe vajzave viktima të trafikimit të personave 2015–2017”, është përcaktuar mbështetja financiare e bizneseve që do të pranojnë të kenë në stafin e tyre viktima të trafikimit.

Sipas këtij programi, punëdhënësit që ofrojnë punësim për punëkërkueset e marxhinalizuara për të paktën një vit marrin 100 për qind të pagës minimale për katër muaj dhe 70 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Në rastin e kontratave dyvjeçare, punëdhënësit marrin pagë minimale për gjashtë muaj dhe 85 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Po kështu, në rastin e kontratave trevjeçare, punëdhënësit marrin pagë minimale për gjashtë muaj dhe 100 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Grupet synuara që përbëjnë “gratë e marxhinalizuara” janë gratë e trafikuara, mbi 35 vjeç, gratë rome, gratë me aftësi të kufizuara dhe gratë e divorcuara.

Sipas këtij programi, punëdhënësit që ofrojnë punësim për punëkërkueset, për të paktën, një vit marrin deri në 100 për qind të pagës minimale për katër muaj dhe rimbursohen për 100 për qind të pjesës së tyre të kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *