Edhe të strucit të ishin…

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Jam i bindur se në ditët që jemi një qeveri nuk mund të rrëzohet me vezët e Strazimirit edhe sikur ato të ishin struci. Qëllimi është i qartë. Pengimi i punës për të mbjellë pakënaqësi. Slogani për krijime të lloj-lloj komisionesh është një nga pretekstet. I kemi parë prej vitesh se sa efektive kanë qenë. Asnjë punë përveç fjalëve. Në situatën tonë qeveritë rrëzohen në tre raste: kur nuk siguron votëbesimin në parlament; kur një kauzë e shëndoshë ngre qindra mijëra në këmbë, dhe kur qeveria vepron keq me qytetarët e vet. Kjo e treta është problemi që duhet të ketë qeveria aktuale. Dy të parat janë absolutisht të parealizueshme. Sa për vezët më vjen keq, se duhet të paguajmë me taksat tona pastrimin e mureve. Profeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *