40 ditë burg biznesmenit të ndërtimit

redaktor

Gjykata e Tiranës vendosi 40 dite burg për biznesmenin Fejzo Zekaj, personi për të cilin në Itali është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

39-vjeçari u arrestua per llogari te autoriteteve italiane, pasi akuzohet per trafik te lendeve narkotike.

Pasi ka lënë shtetin fqinj mbi 8 vite më parë, ai u vendos në Tiranë ku zhvillonte aktivitetin e tij te ndërtimit.

Zekaj u arrestua dy ditë më parë në kryeqytetet në banesën e tij, ndërsa policia sqaroi se pas kontrollit, nuk iu gjet asnjë send i ndaluar apo lëndë narkotike, për të cilën akuzohet në Itali.

Mandat arresti për 39-vjeçarin nga Kuçova është lëshuar nga kuestura e Breshias.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *