Terbuni ndal Partizanin, titulli largohet!

redaktor

Një nga ndeshjet më të bukura të Tërbunit këtë sezon ka mjaftuar për të ndaluar një Partizan në hije dhe shumë larg grintës së shfaqur në sfidën ndaj Kukësit përpara një jave, ndërsa gjithçka është fiksuar në një 0-0 pa gola në stadiumin “Ismail Xhemaili”, që duhet theksuar se ka qenë në kushte jo të mira të terrenit.

Por, ajo që vlen të theksohet është se të kuqtë kanë zhvilluar një ndeshje shumë larg pritshmërisë dhe tashmë, në rast se Skënderbeu mposht Bylisin, do ta shohin titullin shumë larg, pasi diferenca do të shkonte në +6 nga kampionët.

Portieri Haxho, sakaq, ka shpëtuar disa herë portën e tij, por në tërësi ka çaluar loja e kryeqytetasve, ndërsa planet i prishi edhe kartoni i kuq i Ditmar Bicajt, një ditë pas ditëlindjes, duke i bërë vetes një dhuratë të hidhur.

Në minutat shtesë, Partizani pretendoi edhe për një penallti, por faulli u bë në vijën e zonës së rreptësisë , teksa pati disa polemika dhe madje edhe tension, karshi arbitrit kryesor dhe virojtësit.  Për t’u nënvizuar debutimi i mirë i mesfushorit Fili, i ardhur nga Apolonia këtë merkato dimërore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *