Nga i dërguari i Ditës në Prishtinë, Bedri Islami
Sot, herët në mëngjes, një mik i imi i vjetër, më telefonoi dhe më pyeti se si ishte e mundur që deputetet e LDK-së, në seancën e djeshme të Parlamentit, thuajse një zëri, votuan për Hashim Thaçin, kundërshtarin e tyre tradicional, duke e bërë atë Presidenin e ri të Kosovës.
Ai më pyeti, gjithashtu, se si është e mundur që nga raundi i parë i votimit, në atë të tretin, numri i atyre që votuan pro kandidaturës së zotit Thaçi, u rrit me 21 “pro”, ose më shumë se 40 për qind e votimit të parë.
Në fund më pyeti, se, nëse do të kisha qenë ende aktiv në jetën politike të Kosovës, ku do e kisha gjetur veten.
Ishin tri pyetje të një miku , desha t’i përgjigjesha privatisht, si më ka pyetur, pastaj pashë një pikëpyetje të njërit ndër miqtë e mi më të vjetër, idealist deri në palcë, dhe mendova të bëja këtë përgjigje, për të gjithë.
1. – Ajo që ndodhi dje në parlament, nuk është asgjë tjetër, veçse një kthim i borxhit që LDK i kishte Hashim Thaçit.
Veç marrëveshjeve të herëshme, të ditura dhe të paditura, ishte më shumë një kthim borxhi politik, jo sepse e kishte bërë Isa Mustafën kryeministër, njeriu që nuk do të duhej të ishte as në jetën politike të Kosovës, por sepse nga Vendimi Politik i Hashim Thaçit, kemi edhe zgjedhjen për herë të parë pas luftës, të Ibrahim Rugovës si president.
Kjo ndodhi pas zgjedhjeve të para pluraliste,kur ato , papritur, por bindshëm, i fitoi LDK-ja. I fitoi, por jo thellësisht dhe për të patur presidentin e saj në krye të shtetit, i duheshin edhe votat e opozitës.
Në dy raundet e para Rugova nuk u zgjodh dot president i Kosovës.
Mbetej votimi i tretë, ose, si ndodh rëndom, do të shkohej drejt zgjedhjeve të reja.
PDK-ja , përmes Thaçit, dhe ngulmimit të ndërkombëtarëve, kishte vendosur që në raundin e tretë t’i jepte votat Rugovës, duke marrë për vete vendin e shefit të qeverisë. Rugova ishte dakord plotësisht, por me një kusht: Hashim Thaçi të mos ishte kryeministër.
Rugova ishte njeriu më dinak i politikës në Kosovë dhe e dinte se qënia e Thaçit kryeministër do e rriste rolin dhe staturën e tij politike dhe, qetësisht, mendoi jo vetëm për atë mandat ,por edhe për mandatet e tjerë.
Personalisht kam qenë për kushtin e vetëm: votojmë për Rugovën, por kryeministrin e vendosim vetë. Thaçi nuk ra dakord me mendimin tim, dhe u bë marrëveshja. Rugova, në votimin e tretë, si tani Thaçi, u bë president, shefi i qeverisë u bë Bajram Rexhepi.
Pas kësaj, rastësisht isha në Kosovë, dhe shkuam në një darkë afër Prizrenit. ishim të gjithë miq në atë tryezë. Disa prej atyre që ishin asaj darke sot janë kundërshtarët më të mëdhenj të Thaçit. U bisedua për marrëveshjen dhe i thashë Thaçit se kishte bërë një lëshim të madh, nga i cili vonë do e merrte veten PDK-ja, si edhe ndodhi. Hashim Thaçi , qetësisht, më është përgjigjur se, vjen koha dhe na e kthejnë borxhin. Këtë e kam botuar edhe në Epoka e re,përmes një shkrimi, “Cilën portë la hapur Hashim Thaçi”.
Pra, i kishte bërë të gjitha llogaritë. Sido që të themi për të, ai është një njeri i politikës. Askush nuk e di se cili është hapi i ardhshëm i tij. Më mirë nga të gjithë, këtë e dinë shokët e vjetër të tij.
Deputetët e LDK-së, që ishin në sallë, por që dhanë një votë të pavlefshme, në fakt ishin tepër të dobishëm: Thaçi u zgjodh edhe përmes tyre, prandaj të mos bëjnë sot rolin e atyre që ishin më të dinjitetshëm.
Thaçi, duke i dhënë lulet vajzës së Rugovës , si duket, i tha edhe një herë, më ktheve borxhin e babait tënd, po të kthej lulet.
Gjithçka, por në anën e kundërt , u përsërit mbrëmë.
2 – Ndryshimi i votës së deputetëve brenda të njëjtës sallë, në të njëjtën ditë, për të njëjtën çështje, për të njëjtin përson, dëshmon nivelin e mendimit politik, intelektual dhe formimin e karakterit të vetë politikës sonë.
Jam i bindur se në gjithë trevat shqiptare, nuk ka gjë më të bindur, më të shitshëm dhe më të gatshëm për t’u shitur se sa deputetët tanë.
Faji nuk është i atij që i blen, por i atyre që shiten.
3 – Pas formimit të kësaj qeverie, unë, po të isha pa angazhime të tjera, do të isha me opozitën, sepse, qoftë edhe për faktin e thjeshtë, se qeverinë e drejton një ish-ministër i kohës millosheviçiane, është e mjaftueshme të jesh në opozitë.
Por me një ndryshim, që mendoj unë, është themelor.
Opozita e sotme i bën thirrje njerëzve: ejani tek ne. Unë mendoj se deviza e vetme do të ishte tjetër: ne po vijmë tek ju.
Sepse opozita që është në parlament nuk vuan për bukën e gojës, nuk i ikin djemtë, vajzat, motrat e vllezerit në mërgim, sepse kanë humbur besimin për një jetë ndryshe. Opozita në parlament është komode në jetën e saj dhe, duke i ftuar njerëzit, ejani tek ne, krijon hendekun mes saj dhe varfërisë.
Disa nga ata që janë në opozitë sot, kur ishin në qeveri, ishin po aq, në mos më shumë të korruptuar, se sa të sotmit.
Njeriu i vetëm nga opozita, që e kam provuar, në të mirë e në të keq, është Ramush Haradinaj. I besoj atij, por më vjen keq që ai nuk beson tek vetja,aq sa unë besoj tek ai.
Disa nga opozia e sotme kanë qenë dikur krahët e Hashim Thaçit për t’i mundur politikisht të tjerët. Sot, ai, edhe pa ju, duhet ta pranoni se ju mundi.Në qofshi të zotët, hiqeni. Nëse nuk jeni të zotët, heshtni.
Mendimi im është :Kur opozita të mësojë se duhet shkuar tek ata që kanë halle e që vuajnë, kur të mësojë se jo retorika, por fjala njerëzore është e kapshme për të tjerët; kur ajo të njësojë veten me ata që heqin dhe që kanë humbur shpresën, kur opozita të dijë të vërtetën se fitorja nuk vjen nga tribunat, por nga ndenja normale me të tjerët; kur ajo të dijë të vërtetën se jo çdo fillon prej saj dhe mbaron tek ajo dhe mërinë ndaj klasës politike drejtuese të shtetit ta kthejë në vizionin e saj qeverisës, atëherë ajo do të vijë në pushtet.
Miku im i vjetër, që më bëri një pikëpyetje në një shkrim timin, ndaj të cilit ,mikut tim, besimi im është absolut, e di krejt mirë se luftën çlirimtare nuk e bëmë përmes tribunave, por edhe nëpërmes shtëpisë së tij, kur nganjëherë në ato dhoma të vogla, mblidheshim deri në 40 vetë dhe bisedonim gjtihë natën, e shumë nga ne ishim të gatshëm për të qenë dëshmorët e Kosovës.
Një opozitë që të fton për të shkuar tek ajo e nuk të vjen, duhet të dijë të vërtetën se rruga drejt pushtetit fillon nga shtëpitë e varfëra.
Këto ishin tri përgjigjet e mia për mikun që më bëri pyetjen e mëngjesit, dhe për të tjerët që mund të kenë mbetur në hallakamë.
Si gazetar, si njeri që i kam shërbyer luftës në Kosovë me të gjithë mundësitë e mia, ndjehem i detyruar të them të vërtetat, edhe kur ato nuk pëlqehen nga njerëzit
Dhe vërteta është: Hashim Thaçi është presidenti i ri i Kosovës. Unë, jam apo nuk jam i një mendje me idetë e tij, i uroj atij mbarësi.

Po ZAJEDNICA,a eshte TRADHETI e Thacit,sic ishte Shitja e Detit Jon Greqise nga Berisha?
Te lumte Bedri.
Je shume patriot i ndershem dhe realist!
Respekte
BEDRI ! MEGJITHESE NUK TE NJOF, NGA SHKRIMET E TUA KAM KRIJUAR NJE IDE FIKSE, SE JE NJE NJERI I MREKULLUESHEM, PERVEç SE I FORMUAR ME NJE NIVEL TE LAVDERUESHEM E PER TE TE PATUR ZILI. TE PERSHENDES DHE TE UROJ GJITHE TE MIRAT.
Thaci Presednjik, sve u redu, odlicno je za Srbiju, ali jedan tesko udarac za albanci. To je samo Svinja 100%. Da vidimo!
Tradhetori dinak, hipokrit e kusar
Na u ngrit gjer ne kulm, dhe u be kryetar… (Noli)
Respekte Dita! Respekte Z. Bedri! Nje gje nuk thuhet! Sa i korruptuar eshte politika kosovare! Sa i korruptuar eshte Thaci! A ka nje informacion Kuvendi i Kosoves! Cfare do te ndodhte ne Amerike neqoftes nje kandidat per President te kishte kete backround si Thaci! Ketu behet fjale per “fjale burrah” qe duhet mbajtur por jo per ligje! Kjo tregon se Kosova s’ka shtet,por tribu! Megjithate suksese per Kosoven!
Kosova me flamur te imponuar, me qeveri te sajuar, me President te deryruar. Te gjithe keto nga BE. Nuk ka sot sarkazem e tallje me te madhe se ta quash ne keto kushte, Kosoven Shtet te pa varur. Ato qe nuk e njohin kete ” Pavaresi ” qenkan te pakten te sinqerte me kosovaret.
Zoti Bedri Islami je krenaria e gazetarise shqiptare ,vetem keshtu vazhdoni.Bravo.
Merre ket pergjigje, z.Bedri Islami prej shkrimit te GJOKË DABAJ: DUKE SHFLETUAR NJË ALBUM KUAZINJERËZISH TË KOHËS SONË!, botuar tek “Pashtriku”, sot, dt 28 shkurt:
Durrës, 28. 02. 2016. Do të mund të kisha thënë KUAZIPOLITIKANËSH, por thashë KUAZINJERËZISH, sepse edhe politikanët duhet të bëjnë pjesë në specien NJERI, dhe, varësisht nga puna e tyre, të marrin apo të mos marrin parashtesën KUAZI-.
“RIVALIT” të Hashim Thaçit nuk ia mësova dot as emrin. Aq “I RËNDËSISHËM” ish ai në politikën shqiptare, sa as emri të mos i mbahej mend! Një jonjeri, të cilin është mëkat ta quah shqiptar! Krejt i paburrë! Pa as elementin më të vogël të dinjitetit njerëzor!
Le elektoratin, se elektorati mund të matet edhe me një gjysmë thesi miell, por ç’do t’u thotë ky jonjeri, ky kuazinjeri, bijvet të vet dhe nipërvet të vet?!
– “Unë kam qenë njëherë kandidat për president dhe kam marrë vetëm 4 vota“?!
Nipërit, nëse edhe ata nuk do të jenë të po kësaj kategorie, do t’i thonë:
– „A s’pate turp, o gjysh?!
– A s’e mendove se mund t’ia lësh një njollë POSHTËRUESE familjes tënde?!“
Ndonjëri prej nipërvet mund t’i thotë:
– „Çfarë profesioni ke pasur ti, gjysh?
– A ke qenë klloun cirku apo palaço në ndonjë oborr mbretërish mesjetarë?!“
As gruas së vet nuk ka ç’i thotë ky kuaziburrë! Ky, as vetes nuk ka ç’i thotë, përveçse, kur t’i bjerë rruga afër kazanëvet të plehravet, të murmuritë pa zë:
– „Unë mu këtu e kam vendin!“
Doli në foltore NJË GRUA dhe u tha gazetarëvet, teleshikuesvet, protestuesvet, që kishin ngrirë gjithë natën në shesh, diplomatëvet, dua të them, sehirxhinjvet cinikë, përfaqësues të asi shtetesh, ku, brenda një viti zhduken në labirintet e trafikimevet 10 mijë fëmijë, na tha të gjithëvet që ky „njeri“ na qenkësh i denjë për president të Republikës së Kosovës. A nuk pat turp, le prej elektoratit, por prej burrit të vet dhe prej fëmijëvet të vet kjo grua, nëse ka burrë e fëmijë?! Apo janë edhe ata soj bilmezi si kjo?!
Të 71 „deputetët“ kanë të njëjtën fytyrë si këta dy, që i përmenda këtu sipër. Në shqipen tradicionale do të thoshim:
– Janë të paburra!
– Janë burracakë!
– Janë burrecë!
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, edhe pse e nominoi deputetin e PDK’së, Rafet Ramën për President të vendit, duke deklaruar se “kandidati Rafet Rama është njeriu me i denjë për president”, ajo e votoi Hashim Thaçin! Por, Thaçin e votoi edhe vet kandidati i saj – Rafet Rama! Ai pas votimit ka deklaruar se në tri raundet e votimit e ka votuar Hashim Thaçin! Kush mund të thotë se ky veprim nuk është demokratik?! Një maskaradë e tillë s’ndodh as në SHBA, as në Angli e as në Gjermani! /sh.b/
…………………………………………………………………..
Por, meqë midis tyre kish edhe gra, të quajtura gra, gjoja nëna fëmijësh, gjoja gjyshe të ardhshme, jemi të detyruar t’ua lëmë pasardhësvet për t’ua vënë emrin që u takon.
Pashë në gazetat e sotshme foton e një gruaje me gjinj përjashta. M’u duk si një dosë. Por, këto dhe këta 71 “parlamentarë” “votues” pro Hashim Thaçit, nuk mund t’i përqasim as me emra kafshësh, dosë, lopë, pulë e ku di unë çfarë. Na duhet të mjaftohemi vetëm me kaq:
– A nuk e dinin këta kuazinjerëz që Hashimi ua ka falur sërbëvet Zveçanin dhe Trepçën?!
Dhe, nëse do të ishin sado pak shqiptarë, a nuk do të mund t’i bënin TË PAVLEFSHME fletët e tyre të votimit, në mënyrë që, për Zveçanin, Trepçën, Rugovën, Graçanicën, Deçanin, Republikën e Shadërvanit, Brezovicën, të paktën të mund të hapej një faqe e re e historisë?! Do ta kish quajtur historiografia këtë parlament PARLAMENTI I REHABILITUAR! PARLAMENT BURRASH E BURRNESHASH! Mirëpo, këta 71 ”kuazivotues” të mjerë, nuk ishin aspak më njerëz se ai i emërharrueshmi “kandidat” “për president”. Asnjëri prej këtyre nuk e meritoi, më 26 shkurt 2016, as metaforën KËRMILL.
Krejt ajo tufë brohoritësish na e kujtoi atë natë vitin 1928, kur një tufë tjetër kuazideputetësh i vinte kurorën një salep-sulltani! Një salep-sulltani, pas të cilit s’mund të vinte tjetër, veçse një 7 Prill, tragjik për krejt Shqipërinë! Ajo tufë kuazideputetësh, që e brohoritën atë natë Hashim Thaçin, na e kujtoi edhe vitin 1998, kur një tufë tjetër kuazideputetësh i vinte “kurorën” një salep-presidenti, pas të cilit do të thirreshin 8 mijë forca ushtarake të huaja, për të vendosur “paqen”, në një vend ku do të mjaftonte të mos ishin kaq të cekët ata që ua kish dhënë Zoti rastin të mbanin në dorë një mandat deputeti.
Ndërkaq, në qoftë se për të 71 “votuesit” do ta pranojmë emërtimin pezhorativ KËRMILL, do të mund të themi që KRYEKËRMILLI, atë natë, tek po i numëroheshin “votat”, po qeshte aq shëmtueshëm, sa nuk mund të durohej. Ne, që po e shihnim në televizor, ishim të detyruar ta gëlltisnim atë lloj të zgërdhiri të paturpshëm, në një kohë kur policia po derdhte gaz lotsjellës mbi shtetasit e tij. Zgëdhihej tjetri, duke u mburrur para popullit të vet: “Ia dola ta rikthej Kosovën nën Sërbi!”
Sa poshtë raka njeriu! Është i njëjti person, i cili, para 8 vjetësh, e ka shpallur PAVARËSINË e Republikës së Kosovës, ditë, kur shqiptarët ishin gati ta vendosnin portretin e tij pranë atij të Ismail Qemalit! Dhe ja tani, si e rrukullisi vetëveten! I paburrë! Na kujton Dhimitër Farin e vitevet 230 para erës sonë.
Në vend që t’i thoshte, në radhë të parë familjes së vet e pastaj krejt popullit:
– “U gabova! M’i patën shti ndërkombëtarët të dyja këmbët në një këpucë dhe s’pata rrugë tjetër.” Të jepte DORËHEQJEN, duke i thënë po këto fjalë para kameravet dhe të mbetej përjetësisht i nderuar.
A do të mund t’ia pengonin DORËHEQJEN ndërkombëtarët?!
Ajo farë Gjykate Speciale, të cilën avokati Tomë Gashi e ka quajtur, me plot të drejtë, GJYKATË mirëfilli RACISTE, ndoshta do të mund ta shtinte në burg Hashim Thaçin, por, nëse do t’i kish mbetur Hashim Thaçit sado pak burrëri, ai duhej ta pranonte edhe burgimin dhe të zinte ashtu një vend nga më dinjitozët në historinë e kombit të vet.
Por kujt t’i thuash?!
Emri Hashim në gjuhën arabe ka kuptimin: ai që përshesh bukën në lëng mishi. S’ka ku të vejë më përdreq! Përputhet emri me veprimin! Na e bëri PËRSHESH Republikën e Kosovës dhe e zhyti historinë e kombit tonë në „LËNGUN“ e tragjedivet! Në GJAKUN e tragjedivet!
Mirëpo, për fatin tonë të mbushur plot me zhgënjime, albumi i kuazinjerëzvet nuk u mbyllka me kaq! Presidenti i Republikës së Shqipërisë e uroi këtë PËRSHESHBËRËS TË IBRETSHËM, duke e quajtur “zgjedhjen” e tij “legjitime”! Një burokrat, o ka logjikë burokrati, dmth, tru të mpiksur, ose nuk e ul kush në atë karrike! Se çfarë “personaliteti” është presidenti i tashëm i Republikës së Shqipërisë, ne e pamë ditën kur luajti rolin e kapixhiut në Aeroportin e Rinasit. Kapixhi është fjalë turke dhe do të thotë: njeri që hap e mbyll një derë, një portë, një kapi. Në sarajet e sulltanëvet kapixhinjtë hapnin e mbyllnin kapitë kur u vinte dikush sulltanëvet për vizitë. Vizituesi, për mirësjellje, mund të ndalej dhe të bisedonte 2-3 minuta me kapixhiun.
Thanë se edhe Ilir Meta dhe Ed Rama ia paskan bërë të njëjtin urim kuazipresidentit më të freskët shqiptar, tashmë “mjeshtër” i përsheshbërjes. Do të mjaftonte që 2 kryepushtetarët e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Ed Rama, t’i bënin në vetëvete 2 a 3 arsyetime fare të thjeshtë: Në emërimin president të Republikës së Kosovës morën pjesë edhe të quajturit “deputetë” të “Listës sërbe”. Kur po ky Hashim Thaç e pat shpallur Republikën e Kosovës shtet të pavarur, a patën votuar sërbët për atë pavarësi?! Po tash, sado që mund të thonë se nuk kanë votuar pro Hashimit, a erdhën për ta plotësuar të quajturin kuorum të domosdoshëm?! Erdhën, sepse, po ky Hashim ka pranuar tashmë të krijojë mes për mes Kosovës një “ASOCIACION” të sëbëvet e kjo praktikisht do të thotë që krejt Kosova të mbetet përjetësisht e varur prej Sërbisë. Ilir Meta dhe Ed Rama, nëse do të kujdeseshin sado pak për të mos u shndërruar edhe këta në kuazinjerëz, do të duhej të paktën të kishin mbajtur një QËNDRIM lidhur me atë TUFË SËRBËSH, që e ka prurë, me katapultë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, një finlandez. Një finlandez i pensionuar, të cilit i jepet çmimi “Nobel”, jo se e shpëtoi Ballkanin nga dinamiti, por sepse ia vuri dinamitin Ballkanit mu në themele.
A mund të presësh prej të këtillë kuazipersonalitetesh dhe kuazinjerëzish një prezantim më dinjitoz të kombit tonë?! A nuk do të duhej ta lexonim të paktën edhe njëherë Andon Zako Çajupin:
„Shqiptar, mos rri, po duku,
shqiptar!
Mjaft punove për (qejfin e të tjerëvet),
o fatkeq!“ ?!
Z.Bedri Islami, mos i bej lemsh gjanat. Deputetet e LDK nuk votuan per Thacin pse “Opozita e sotme i bën thirrje njerëzve: ejani tek ne. Unë mendoj se deviza e vetme do të ishte tjetër: ne po vijmë tek ju”, sikunder shkruni ju, por sepse Thaci shkoi tek LDK, tek Rugova dhe nuk shkoi vetem ate dite, por ka shku tek Rugova prej dites qe e zgjodhi Rugoven president dhe qe i ka shku tek varri cdo vit. Prandaj mos u mundo me na hudh hi sivet. Ti duhet te kesh nda me Thacin paret e “Vendlindjes theret” qe i del kaq ne mbrojtje.