Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Bujar Nishani mblodhi të afërmit e viktimave të komunizmit. Dhe pikërisht bëhet fjalë për ngjarjen e vitit 1954 kur u hodh një granatë në ambasadën sovjetike. Dhe pushteti i asokohshëm, burgosi, dhunoi dhe vrau qytetarë të pafajshëm. Bujar Nishani kërkoi të ndëshkohen fajtorët e asaj masakre. Mirë bëri që e tha. Po nga kush po e kërkon? A nuk ishte PD-ja në pushtet 8 vite radhazi dhe Nishani ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë? Pse nuk e kërkoi në ato vite këtë ndëshkim? Pyetja shtrohet: kë të ndëshkojmë këto ditë kur thuajse doracët kanë ndërruar jetë? A mos vallë do të fajësojmë nipat dhe mbesat? Po për viktimat e 21 Janarit pse nuk flet Nishani? Apo duhet të kalojë gjysmë shekulli që të kërkohet drejtësi për 4 viktimat e Berishës? Preng Pjetri
