Metoda e frikshme e CIA-s për të vrarë Fidel Castron

Ornela
Fidel Castro, Prime Minister of Cuba, smokes a cigar during his meeting with two U.S. senators, the first to visit Castro's Cuba, in Havana, Cuba, Sept. 29, 1974. (AP Photo)

Një nga planet më ekstravagante të CIA-s për të vrarë ish liderin kuban, Fidel Castro, është tentativa për t’i dhuruar në 1963-in një kostum zhytjeje të kontaminuar me tuberkuloz, zbulon një raport i publikuar nga Arkivi Kombëtar i Sigurisë së SHBA-së.

Sipas këtij publikimi, qeveria amerikane pati kontakte me avokatin James Donovan, (figurë qendrore në filmin e nominuar për Oscar “Ura e spiunëve”), për të realizuar negociata sekrete me Castron dhe CIA u përpoq të përdorte situatën për të vrarë liderin kuban.

56d186e1c46188003a8b4602

“Në një moment gjatë negociatave të Donovanit me Castron, funksionarë të divizionit të operacioneve të fshehta ideuan një plan ku Donovan do të ishte transmetuesi i pavullnetshëm i një kostumi zhytjeje dhe një pajisjeje për frymëmarrje të kontaminuara me baktere të micetomës dhe tuberkulozit, respektivisht, si dhuratë për Castron”, thuhet në dokument.

Megjithatë plani u arkivua pasi Milan Miskovsky, një avokat i CIA-s, i sugjeroi Donovanit të sigurohej që kostumi i zhytjes që kishte marrë për Castron të mos ishte i manipuluar nga CIA. Në 1963, Donovan u takua me liderin kuban dhe i dhuroi një orë dhe një kostum zhytjeje që nuk ishte i infektuar falë këtij paralajmërimi. /DITA

 

Share This Article
5 Comments
  • Late nam me keto tentativat e CIA per te vrare kete rrugac.Na kujtoni tentativat me 5 diversante per te rrezuar junten kriminale te enver hoxhes.Po pse nuk fillojne bresherine e bombardimeve dhe sulmin tokesor si ne Irak dhe pastaj ta shohin,rrezohet,apo jo Kastro!? Derri do plumb,jo sacme pule.

  • “Metoda e frikshme e CIA-s për të vrarë Fidel Castron”
    a ka ndonjë metodë të kënaqëshme për të vrarë dikë??
    a ju punon llogjika juve që shkruani këtu??
    apo me llogjikën nuk keni lidhje??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *