Cilat janë termat e kontratës?

anazapta

E nderuar DITA! Lexova me vëmendje pyetjet e 3 analistëve për politikanët që po krijojnë koalicionet e qershorit, muaji historik që vendos fate të rëndësishme të demokracisë në Shqipërinë tonë të gjorë. Unë do kisha një pyetje shtesë që ndoshta gazetarëve të nderuar u ka shpëtuar: Cilat janë termat e kontratës PS-LSI? Çfarë z.Meta jep dhe çfarë merr dhe sigurisht çfarë partia më e madhe e vendit PS-ja, fiton dhe humbet. Mund ti konsiderojmë deri diku normale këto aleanca, për më tepër që janë brenda së majtës, por kjo ndershmëri në kontratë do ta bënte goxha më të pranueshëm për elektoratin këtë ribashkim të vonuar dhe problemtik.

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *