Ristani: Deputeti Aqif Rakipi rrahu barbarisht kreun e PD në Peqin

Dita

Partia Demokratike ka denoncuar sot deputetin e mazhorancës Aqif Rakipi dhe vëllanë e tij sepse sipas saj, kanë rrahur barbarisht kryetarin e PD­së së Peqinit për motive të pastra politike.

Sipas deputetit Arben Ristani, ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në një lokal Pajovë të Peqinit, ku kryetari i degës së PD në këtë qytet, Diell Çela, “është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij”.

“Dal në këtë orë të vonë për të komunikuar me ju, për një ngjarje të  rëndë të ndodhur sot në Pajovë të Peqinit, rreth orës 18.00, brenda në një lokal, ku kryetari i degës tonë në këtë qytet, Diell Çela, është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi dhe vëllai i tij. Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë ngjarje, si një sulm të pastër politik ndaj përfaqësuesit tonë”, thuhet në reagimin e deputetit Ristani.

Share This Article
6 Comments
  • Jam I bindur edhe pse nuk i njohe te dy edhe si fytyre,po atij te PD -se nenshembullin e Saliut e tuajen ,o pianec Riostani , do t’i ket ngren menderja,pasi ka pire raki si puna jote.

  • po te shkruaj edhe une ne ore te vona,se iakane bere miredhe iu lumte dora.ka ardhur koha qe jeni berevte padurueshem.kini kujdes se do vine tu rrahin atje ,e strofken e felliqeirave, ne seline e partise tuaj fashiste.

  • Mos u shqeteso shume se PD-ja dhe PDIU-ja keni qene para 2-3 muajve ne koalicion bashke!
    Nuk eshte cudi,qe kjo te jete e organizuar si loje midis tyre per te sajuar gjoja “LUFTE” per pushtet!
    Me siguri do jene zene per ndonje bast futbolli e jo per politike!

  • Ka shume mundesi qe grindja te kete ardhur si rrjedhoje e asaj,qe ne ate lokal kishte vetem nje wc dhe brenda ka qene per te kryer nevojat kryetari i PD-se,por camit i ka shpetuar ne breke dhe e ka nxjerre me grushta dhe me me breke ne duar PD-istin!
    Ja kaq thjesht ka qene!

  • Deri dje rrihte PD per passion kundershtaret,por sidomos ate Edi Ramen dhe ate Arben Imamin i graduat qe atehere per krime passioni.Hajt per hajer i qofte ngritja ne detyre kryetarit te Peqinit.Se shpejti minister!Kush rrihet shperblehet!

  • Aqifi nuk te rreh kot.Duhet ta kesh provokuar.Edhe tullumbaci i fryre impozant Alfred Peza,dicka beri qe u rrah nga zoti Aqif.Alfredi eshte socialist,Dielli eshte demokratiks,mua me duket dajaku i qifes pa parti fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *