Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Hysni Kapos në sektorin ushtarak të KQ të Partisë së Punës, Qani Duraj, rrëfen kujtimet e tij nga puna me të dhe sidomos dyshimet mbi vdekjen e tij. “Bashkё me dhimbjen ai la pas edhe enigmёn e “sёmundjes akute”, qё i mori jetёn. Ishte shёndoshë e mirё, kur u nda me ne”, shkruan Qani Duraj. Po cilat ishin raportet e tij me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. Çfarë mbante në kasafortën e tij Hysni Kapoja dhe një porosi e Ramiz Alisë… Fragmenti që po botojmë është nga libri “Tragjedia e gjeneralëve” i të njëjtit autor, i cili do të botohet së shpejti.
Përgatiti për botim Xhevdet Shehu
Hysni Kapo, udhёheqësi kryesor i Qarkorit tё PK nё Vlorё, u rrit nё luftё si organizator dhe drejtues aktiv i partisё, si komisar i Brigadёs sё Pestё Sulmuese, dhe i Korparmatёs sё Parё, tё ushtrisё partizane. Meritoi gradёn gjeneral nga Kongresi i Pёrmetit; qё pas dёnimit tё Koçi Xoxes, tё drejtonte Drejtorinё Politike tё Ushtrisё. Kaloi me sukses provёn si diplomat nё Beograd, si ministёr i Bujqёsisё, qё tё shkёlqente si organizativi i partisё nё KQ tё PPSH.
Enver Hoxha i kishte besuar sektorёt e kuadrit e tё organizimit, qё ishin “kocka, mishi e gjaku” i partisё. Nga natyra i qetë, i matur, i ndershёm, dashamirёs, vizionar dhe i ekuilibruar, u bё i dashur dhe i besuar pёr komunistёt dhe masёn e gjerё. Ku kishte probleme, ku kishte mosmarrëveshje, ku punёt nuk shkonin mirё, ku nuk realizoheshin detyrat, prezenca e Hysni Kapos, mendimet dhe sugjerimet e tij, ishin gjetje pёr zgjidhje.
***
Mbi katёr vjet punova me tё, dhe arrita të dalloj vlerat e njё udhёheqësi tё atij niveli, nga i cili kishe çfarë mёsoje, pёr tё kuptuar qё puna e partisё ishte art dhe pёrgjegjёsi e madhe. Nё qendёr tё asaj pune, objekti dhe subjekti i saj ishte njeriu i thjeshtë, komunisti dhe kuadri, punëtori, fshatari e intelektuali, tё parё nё raport me interesat e mёdha tё atdheut e shoqёrisё.
Pranë Enver Hoxhёs dhe nё krahun e tij, Hysniu bёhej edhe mё i besueshёm dhe mё i vlerёsuar. Ai kishte simpatinё e gjithё aparatit tё KQ. Vdekja e papritur e Hysni Kapos, pas familjes u ndje tek ne, shokёt e tij tё punёs dhe tek gjithё populli shqiptar.
Bashkё me dhimbjen ai la pas edhe enigmёn e “sёmundjes akute”, qё i mori jetёn. Ishte shёndoshë e mirё, kur u nda me ne.
“Do pushoj ca ditё nё Vlorё” (nga e cila nuk i ndahej shpirti), na tha.
Mё ka mbetur nё kujtesё kjo shprehje, pёr ta kёrkuar e gjetur Hysni Kapon, ashtu siç ishte, lab Tёrbaçi e burrë shteti i pёrmasave tё mёdha.
Vito Kapo, nё kujtimet pёr vdekjen e Hysniut, pёrcjell njё variant, qё doemos ngjall kёrshёri e dyshime. Edhe pse enigma e vdekjes sё Hysni Kapos, mund tё mos zbardhet kurrë, si do ta shpreh edhe mё poshtё, e shoh tё lidhur me dёshtimin e vetë sistemit. E them kёtё si dёshmitar i asaj qё ndodhi pas vdekjes sё tij, kur nisi tё shkёrmoqej partia dhe tё shthurej sistemi. Kjo dukuri u shfaq mё sё pari aty ku kishte drejtuar Hysniu, nё KQ, si tё na thoshte:
“Pёr kёtё mё vranë”.
Ndёrsa Ramiz Alia, nё takimin e parё qё bёri me shokёt e aparatit tё partisё, pas vdekjes sё tij, do tё deklaronte:
“Do na duhet tё mobilizohemi tё gjithё sa jemi kёtu, qё tё bёjmё atё punё qё bёnte Hysni Kapo vetëm”.
Qё do tё thoshte, se ai kishte qёnё njё nga shtyllat kryesore tё atij sistemi, i dёnuar tё vdiste. Mё shumё se kushdo tjetёr, mungesёn e tij do ta ndjenim ne tё grupit tё tij. Nga ajo ditё do na mungonte vёmendja, inkurajimi, orientimi, kёshillimi dhe gjithçka tjetёr, qё e bёnte punёn e partisё tё prekshme dhe efektive. Vdekja e tij prishi ekuilibret e vjetra, pёr tё krijuar ekuilibre tё reja, me qёllime tё tjera.
***
Nё popull ka qarkulluar dhe ende qarkullon mendimi:
Nёse do tё ishte gjallё Hysni Kapo, a do tё akuzohej dhe dёnohej Mehmet Shehu, si armik?!
Ata qё ideuan dhe realizuan vetëvrasjen e Mehmet Shehut, e kanё patur tё vёshtirë ta bindin Hysniun, pёr “tradhtinë” e Mehmetit. Kёtё e them me bindje, se edhe pse mund tё kishte ndonjё rezervё pёr metodёn e punёs dhe tё sjelljes sё tij ekspresive, dhe pse mbante nё kasafortё “tradhtinё” e tij, kurrë nuk mund ta identifikonte Mehmet Shehun me armikun e partisё dhe tё vendit tё tij.
… E kishin njohur njёri tjetrin nё zjarrin e luftёs pёr liri dhe njihnin mё mirё se kushdo tjetёr meritat dhe vlerat qё ata kishin. Kur Plenumi VIII i KQ i vitit 1948 e shkarkoi Mehmet Shehun, nё motivacionin e dёnimit akuzohej edhe si frikacak, pёr çka vite mё pas, para popullit tё Mallakastrёs, nё krah tё Hysni Kapos, Mehmeti tё shprehej:
“Do ta besoja edhe vetë, se isha frikacak, po tё ma kishte thёnë Hysni Kapo”.
Hysniu e respektonte Mehmetin dhe ai e donte Hysniun si shok, si mik e si vёlla. I vlerёsonte pjekurinё, maturinё, urtёsinё dhe tё gjitha vlerat e tjera qё i kishte me bollёk. E, nёse njё gjё e kishte thёnë apo vendosur Hysniu, pёr Mehmetin ishte si ta kishte thёnë e bёrë vetë.
Hysniun e donte edhe Enver Hoxha. Kur ai u kthye nga Franca ku kuroi zemrёn, Enveri bёnte kujdes qё ai tё mos e kalonte katёr orёshin nё punё, dhe kishte ndodhur t’i shkonte nё zyrё, pёr ta bindur tё mos sforcohej, duke e detyruar tё shkonte nё shtёpi. Por, pas vetvrasjes sё Mehmetit, Enveri nuk e fshehu pakёnaqёsinё edhe ndaj Hysniut, qё i paskej lёnë nё harresё materialet qё mbante nё kasafortё pёr Mehmetin, kur ai tё gjithё alibinё pёr tradhtinё e Mehmetit, e kishte ngritur mbi ato materiale.
Hysni Kapo, gjithashtu e donte dhe e respektonte maksimalisht Enver Hoxhёn. Çfarë i tha Enveri dhe s’e bёri Hysniu, gjithnjё i bindur se po bёnte mё tё mirёn. Me kёtё bindje, sё bashku me Mehmetin, nisёn punёn tё “zhbironin veprimtarinё armiqёsore nё ushtri”, duke i paragjykuar e dёnuar shokёt e tyre nё emёr tё partisё, si armiq dhe puçistë, para se kёto t’i vёrtetonte akuza me prova. Me kёtё metodё, qenё goditur tё gjitha grupet armiqёsore, deri atёhere. Pretencat e Enver Hoxhёs nё Byronë Politike, organet udhёheqëse tё partisё ua pёrcillnin tё amplifikuar komunistёve tё bazёs dhe masёs sё punëtorёve e fshatarёve, tё cilёt nё kor e me urra i mbёshtesnin pa mёdyshje ato qё u thoshte shoku Enver, duke shpёrthyer zёmёrimin e tyre, mbi kёdo qё etiketohej armik i partisё e popullit.
Diskutimet kritike nё mbledhjet e hapura tё masёs sё gjёrё, sillnin “fakte e argumenta”, qё prokuroria dhe gjykata tё nisnin menjёherё punёn sipas ligjit. Kёshtu u veprua edhe me gjeneralёt e ushtrisё, ku Hysniu, Ramizi e Mehmeti do tё ishin nё ballё tё fushatёs pёr “shpartallimin e veprimtarisё armiqёsore”. Nuk e di sa tё bindur qenё Mehmeti e Hysniu pёr kёtё veprimtari dhe pёr masat drastike qё zbatuan ndaj gjeneralёve, por nё njё intervistё R.Alia, do tё pohonte pa tё keq, se gjeneralёt paskeshin bёrë me faje njeri-tjetrin, pёr gjithçka tё keqe qё kishte ndodhur nё ushtri.
Kjo mjafton pёr tё kuptuar se nga dolёn e si u grumbulluan “faktet e argumentet” pёr dёnimin politik tё gjeneralёve tanё tё nderuar. Sipas Ramizit, ata paskeshin shkuar vetë si cjapi te kasapi me kёmbёt e tyre, ndaj mirё t’u bёhej.
Cila prokurori e gjykatё, do merrte guximin t’u hiqte akuzёn qё u kishte ngritur partia dhe Enveri me gojёn e Hysniut, Ramizit dhe tё Mehmetit, pёr Beqirin e tё tjerёve pas tij?!
***
Ky dёnim politik ndaj komandёs sё Ushtrisё dhe gjeneralёve tё saj, shumica e tё cilёve ishin nga tё Brigadёs së Parё e tё Pestё Partizane, duhet ta ketë prekur shumё Hysni Kapon dhe jo mё pak Mehmet Shehun. Ata nuk u shprehёn dhe ndoshta pёr hir tё unitetit tё vendimit kolegjial, e gjetёn tё udhёs tё ishin unikë nё mendime e gjykime me gjithçka qё u sugjeronte e urdhёronte Komandanti.
Por, gjatë punёs sё pёrbashkёt me ta, nuk mё kujtohet tё kenё pёrgojuar emrat e gjeneralёve tё pёrfshirё nё atё veprimtari. Ndёrsa meraku i tyre i vazhdueshёm ishte: Si punojnё shokёt e dёnuar me masa partie e administrative, pёr mungesё vigjilence ndaj asaj veprimtarie armiqёsore. T’i ndihmojmё tё kuptojnё gabimet e tё rehabilitohen plotёsisht, pёr t’u ringritur nё detyrat qё kanё patur… nuk ishte vetёm merak. Shumicёn e atyre qё ishin dёnuar (nomenklaturё e Byrosë Politike, apo e Sekretariatit tё KQ), ata i njhnin me emra dhe herё pas here, kёrkonin informacion pёr gjithçka rreth tyre. Kujdesi pёr unitetin nё komandat e njёsive ushtarake me drejtuesit e partisё, ishte nё vёmendjen e Hysni Kapos. Shumё nga kёto mosmarrëveshje Hysniu i ndiqte personalisht, ose angazhonte shokёt e grupit tё merreshin me to, deri nё zgjidhjen e plotë. Nё dy raste jam ngarkuar nga Hysni Kapo tё vёzhgoj nga afёr punёn dhe veprimtarinё e dy komandantёve tё njёsive operative, tё cilёt qenё propozuar tё zhvishen nga funksionet komanduese. Nё tё dy rastet ai gjeti me vend argumentat kundёr, qё t’i kthente pas propozimet e bёra pёr shkarkimin e tyre. Hysniu ishte tepёr i vёmёndshёm ndaj ankesave tё komunistёve e kuadrove tё bazёs, jetonte me hallet e tyre dhe nuk ndihej mirё kur ndonjё nga ne, gjatë raportimeve para tij, u mёshonte mё tepёr konstatimeve ndaj shfaqjeve negative e mosrealizimeve. Nё kёto raste ai kёshillonte tё bёnim kujdes pёr zbulimin e shkaqeve dhe pёr shёndoshjen e gjendjes, duke mbajtur nё fokus punёn e kuadrove tё cilёt pёrballeshin me vёshtirёsi tё shumta.
Nё vitin 1977 Hysni Kapo ndoqi pёr tri ditё e netё stёrvitjen me trupa nё zonёn e Lushnjes me temё: “Bllokimi dhe asgjësimi i desantit masiv ajror dhe detar”. Nё vёmendjen e tij nё radhё tё parё ishte puna udhёheqëse e partisё pёr realizimin e objektivave tё stёrvitjes pa anashkaluar marrëdhёniet midis organeve tё partisё me komandat ushtarake dhe shtabet e tyre; punёn e komunistёve e tё kuadrove nё tё gjitha formacionet e strukturave pjesёmarrëse nё stёrvitje; koordinimin e veprimeve midis organeve tё partisё dhe atyre shtetërore me komandat e njёsive dhe reparteve ushtarake pёr realizimin me sukses tё stёrvitjes me trupa, etj. Çdo natё dёgjonte raportet e komandave tё njёsive pjesëmarrёse dhe tё organeve tё partisё e ato shtetërore nё rreth, shkёmbente mendime dhe jepte porosi pёr gjithshka qё kishte tё bёnte me realizimin me sukses tё stёrvitjes. Ajo stёrvitje mё bindi se Hysni Kapo ishte njё udhёheqёs i kompletuar edhe ushtarakisht, metodist i shkёlqyer pёr vjeljen e mendimit tё kuadrove, frymëzues dhe kёrkues deri nё njё pёr zbatimin e metodikёs sё stёrvitjes, tё porosive qё jepte dhe tё urdhёrave tё komandёs. Ai dinte tё vlerёsonte e inkurajonte arritjet, siç dinte tё frenonte euforinё dhe mburrjet pa bereqet. Nё dinamikёn e asaj stёrvitjeje takoi shumё vullnetarё e rezervistё, komunistё e kuadro me qёllimin e mirё, tё njihej nga afёr me kapacitetet dhe mundёsitё reale tё strukturave pjesëmarrёse nё atё stёrvitje.
Disa ditё mё pas nё njё takim pune, ai shkёmbeu mendime dhe dha mjaft porosi tё vlefshme pёr tё mёnjanuar punёn formale tё organeve e organizatave tё partisё, tendencёn pёr ta matur punёn e partisё me mbledhje, parrulla e shabllone qё mpijnё e deformojnё synimet e punёs sё gjallё e konkrete pёr realizimin e detyrave nё fushёn e stёrvitjes dhe gatishmёrisё. Ai insistonte qё organet e partisё tё mos dublojnё apo tё spostojnё komandat, shtabet e kuadrot, por tё punojnё pёr tё rritur nivelin e punёs sё tyre pёr planizimin, organizimin dhe zbatimin e detyrave qё sigurojnё zhvillimin me sukses tё luftimit dhe tё operacionit ushtarak.
***
Si bir i Labёrisё, si njeri i lindur e rritur nё malet e saj, si njohёs i thellё i halleve, derteve dhe traditave tё asaj ane, ndihej mirё dhe kishte kёnaqёsi tё veçantё kur ndodhej midis fshatarёve tё tij dhe tё zonave ku kishte luftuar, kur ndante kёnaqёsitё e mikpritjes dhe u dёgjonte kёngёn e muhabetet shtruar odave me pleq dhe burra tё mençur, qё ai dinte t’i vlerёsonte. Kur dёgjonte t’i uronin mirëseardhjen nёnat dhe motrat labe e mallakastriote, ato qё e mbajtёn gjatё luftёs partizane, qё i mjekuan plagёt dhe i dhanё jetё nga jeta e tyre. Ndihej tepёr i emocionuar dhe i vlerёsuar prej tyre, kur i zgjasnin sahanin me dhallё dhe njё copё misёrishte tё ngrohtё, pёr ta pёrsheshur, si dikur kur ishte djalё. I pёlqente gatimet tradicionale edhe pse kufizimet nё dietё ia ndalonin pёrdorimin e tyre.
I ndodhur nё Aranitas tё Mallakastrёs, nё vitin 1976, nё drekёn e shtruar enkas, nuk lakmoi edhe pse gatimet tradicionale ishin plot shije, por kur i servirёn revaninё me mjaltë e bajame, nuk i rezistoi dot tundimit dhe me vёshtrimin te mjeku, qё i numëronte kafshitat, tha:
“Kёtё do ta ha edhe pse e di qё mё bёn dёm”.
Ndiqte me vёmendje tё veçantё arritjet e fshatit nё bujqёsi e nё blegtori, tё cilat i gjente si faktor bazё pёr mirëqёnien dhe jetёn e popullit. Mosha e sёmundja ia kufizuan mundёsinё pёr tё shkuar nё fshat, siç shkonte dikur. E ndoshta edhe reforma pёr shkurtimin e oborrit kooperativist e tufёzimi, kishin zhvlerёsuar atё qё priste dhe kёrkonte ai pёr fshatin. Çfarë mund t’u thoshte fshatarёve tё tij, pёr jetёn e tyre nё zgrip, apo t’u kёshillonte tё “hanin reformat”, ku gjente edhe veten e tij.
Pёr mua dhe shokёt e mi, qё patёm fatin tё punonim me Hysni Kapon, qe njё favor dhe njё mundёsi pёr tё prekur vlerat e njё njeriu ashtu siç duhet tё qenё udhёheqësit e vёrtetë tё partisё dhe shtetit.
***
Gjithsesi, vdekja e Hysni Kapos e tronditi Enverin. Nё udhёheqjen e lartё qe prishur ekuilibri. Enveri nisi tё mendojë seriozisht pёr zёvendёsuesin e tij. Mehmetit, qё zyrtarisht ishte pas tij, i trembej pёr shumё arsye. Duke e parë si rrezik e jo si mik, ndjeu nevojёn pёr ta çarmatosur e pёr ta bёrë tё pavlefshёm. E joshi me funksionet qё mbante Hysniu, dhe i sugjeroi Kadriun si ministёr tё Mbrojtjes, dhe pse ai e njihte fare pak ushtrinё dhe komandёn ushtarake. E, nёse Mehmetit i hoqi nga dora armёt, Kadriut i hoqi nga syri “vigjilencёn”. Me njё gur kishte vrarë dy zogj.
Kёto lёvizje nё atё kohё i pamё si tё domosdoshme, edhe pse u bёnё si nё kohё lufte (me kooptim). Ngjarjet mё pas do tё tregonin se ato masa kishin tё tjera synime…
Reformat qё u nisёn nё mesin e viteve gjashtёdhjetё pёr modernizimin e ushtrisё dhe tё mbrojtjes sё vendit, pёr luftёn kundёr ndikimeve fetare etj, nё kushtet e rrethimit e izolimit total nga bota; zbatimi i parimit tё mbёshtetjes tёrёsisht nё forcat tona etj, duhet tё jenё shoqёruar me mendime kundёr e pro, pёr mёnyrёn si u shtruan, objektivat qё synuan dhe rezultatet qё arritёn.
Nё shtator tё vitit 1974, nё Pojan tё Fierit, nё njё bisedё me oficerёt e shtabit tё korpusit, Mehmeti, ndёr tё tjera u shpreh se edhe ai e ndonjё tjetёr (pёrmendi Shefqet Peçin, i cili ishte prezent), nё fillim kishin patur rezerva pёr heqjen e gradave nё ushtri, por koha tha ai, na bindi se qe njё vendim i drejtë i Partisё. Qё do tё thotë, se Enveri dhe kur i kishte kundёr dhe kur i kishte pro shokёt, vendimet i merrte vetë, ashtu si i gjykonte ai. Edhe pёr reformat, ka shumё gjasa t’u jetё imponuar shokёve me autoritetin e tij absolut.
Kur u prishёn marrëdhёniet me Kinёn, u fol se disa nga shokёt kryesorë, patёn rezerva. Thoshin, se edhe Hysniu, i kishte sugjeruar shokut Enver, ta shikonin edhe njё herё qёndrimin, qё tё merrte pёrgjigjen:
“Edhe ti Uzni?!”
Kam ndjekur intervistat e Vito Kapos, e cila dyshon se Hysniun e vdiqёn mjekёt dhe aludon tё jetё bёrё me porosi tё Mehmetit e tё Kadriut.
Por, siç pohon edhe vetë Vitua, porosia pёr t’u kuruar nё Francё, Hysniut i erdhi nga Enveri e jo nga Mehmeti. Kur Hysniu i sugjeroi tё kurohej kёtu, nga ekipi i Petrit Gaçes, Enveri me insistim e dёrgoi nё Francё, nga nuk u kthye mё i gjallё. Nё marrëdhёniet Mehmet-Hysni, kam parё respektin e ndёrsjelltë dhe korrektesёn shoqёrore model.
Megjithatё, siç kam theksuar edhe mё lart, kohёt e fundit u vu re qё Hysniu tё ishte më i vёmendshёm nё ato qё thoshte dhe bёnte Mehmeti. Edhe pse e pranonte superioritetin e Mehmetit nё tё gjitha drejtimet, nё krah tё Enverit ndoshta ndihej mё i sigurt dhe pse nuk shfaqi asnjёherё shenja pёr tё qenё pasardhёs i tij. Jam i bindur se edhe Hysni Kapo, i gjendur nёn presionin e “kasafortёs” dhe porosive tё vazhdueshme pёr vigjilencё, detyrohej tё dyzohej nё mendime e qёndrime. Dyzimi ishte bёrё vijë sjelljeje nё tё gjitha nivelet e drejtimit tё atij sistemi. Midis Mehmetit dhe Enverit, ai do zgjidhte Enverin, por jam i bindur se edhe ai nuk do ta pranonte “sistemin e ri”, nёse do tё qe gjallё.
Hysniut nuk i besonte mё as Lindja, ku kishte tundur flamurin e ML, kundёr revizionizmit hrushovian dhe as Perёndimi imperialist, me tё cilin i ishte dashur tё pёrballej.
Nёse do të kërkohej një njeri qё e gjente Hysniun rival, ky do të qe Ramiz Alia. Atё ditё qё Ramizi zbriti nga avioni me trupin e pajetё tё Hysniut, tё gjithёve u ra nё sy gjendja e tij euforike, sikur tё na i sillte tё gjallё.
Nuk e di ku u gatuan dhe nga kush u pёrgatitёn skenarёt e likuidimit tё piramidёs tё atij sistemi, veçse ata qё mё pas morёn dhe mbajtёn drejtimin e saj, janё padyshim pjesё e asaj loje dhe tё atyre skenarёve.

FAKTI I ‘DITES’!
‘Kamikazet’ e informacionit dhe ‘Enigma e vdekjes se nje populli’.
—————–
-A dine ta shqiperojne kamikazet e informacionit fjalen ‘MONOPOL’ pas 25 vjetesh qe kerkojne te na perrallisin me ‘enigma’ vrasjesh e agjenturash ne vend te BUKES!?
-A jane ne gjendje kamikazet e informacionit ti spjegojne shqipetareve qe varrmihesit e ekonomise se nje vendi e populli quhen ‘MONOPOLE’ qe si mama e baba kane ‘enigmen’ ‘BIZNES’ qe idjotet e informacionit 25 vjet nuk e perkthejne dot ne shqip por nga turqishtja do te thote ‘Allishverish’,’matrapasllik’,’xhambasllik’ por kerkojne te vene ne gjhume femijet shqipetare me ‘enigma’ te klanit ‘KAPO’?
-A e dine kamikazet e informacionit se ky popull pas 25 vjetesh eshte ‘pushtuar’ ne te gjitha drejtimet e sferat ekonomike,politike,shkencore e sociasle nga ‘MONOPOLET’ apo ‘oktapodet’ kanceroze para se te na perrallisin per ‘kancerozet’ dhe ‘enigmet’ qe te çorjentojne femijet e pa ngrene me ‘KAPOT’ ne krye te MONOPOLEVE!?
-A e kane te qarte kamikazet e informacionit se 25 vjet tek ne eshte monopolizuar 100 perqind mbi toka,nentoka e tere pasurite e ketij vendi e pa to nje popull nuk ka si te jetoje sepse tere te ardhurat shkojne tek monopolistet e kreret e mafjes qe nuk jane ‘ENIGME’ po kane emera e mbiemera?!
-A e kane te qarte kamikazet e informacionit qe ‘politika’ si ‘shprehje e koncentruar e ekonomise’ eshte kthyer ne ‘MONOPOL’ i disave dhe ketij populli si ne sistemin ‘skllavopronar’ i eshte hequr e drejta si SKLLEVERVE te votoje pa le te VOTOHET e femijeve u tregohen perralla me ‘enigma’ nga Arvizinjte e Fevzinjte Blushat e Bushatet!?
-A e ka te qarte keta kamikaze te informacionit qe tere sistemi bankar e financiar i ketij vendi e ketij populli eshte kthyer ne ‘MONOPOL’ ne duar te klientalizmit e nepotizmit krriminal Berisha,Blusha,Basha,Bisha ,bUshata e tere nomeklatures se BISHES Mihal!?
-A e ka te qarrte ky informacion kamikazesh injorante qe tere sistemi alabak arsimor e ‘shkencor’ eshte kthyer ne ‘MONOPOL’ te analfabeteve ‘KRISTAL’ e ‘profesoreve’ gjyqtareve’,’akademikeve’ me kurse kunder analfabetizmit apo ‘plepave’ e tere inteligjenca shqipetare dergjet si skllever neper Bote apo neper lojerat e fatit duke luajtur me JETEN e tij te femijeve e grave qe vriten çdo dite —e ne na tregojne ‘enigma’ me perdhunues!?
-A e ka te qarte ky informacion qe ish shteti shqipetar e tere pushtetet e istitucionet jane kthyer ne ‘MONOPOLE te nje grupi ANTISHQIPETARESH te inkriminuar qe si antropofage ‘pnuk i shqiten nga qafa MJERIMIT e kete grup bejne pjese nga ‘kryetaret’ e shtetit pa shtet e deri tek ‘keshilltaret qe keshillojne edhe kryeministrat si nuk duhet VJEDHUR dhe keshillojne edhe ‘MONOPOLET’ SI DUHET VJEDHUR ky popull dhe nga ana tjeter ‘keshillojne edhe MONOPOLET E DIZINFORMACIONIT si te PERRALLISIN e tregojne ‘ENIGMA’ e gjurmet e UJQERVE ne Paris e Honolulu kur çakejte ka 25 vjet ne mes te Bathores qe jetojne me mish femijesh shqipetare qe tani po u pertypin edhe KOCKAT!
P.S-Kur do ti dale gjumi ketij populli qe perjeton ‘sindromen e Stokolmit’ e nuk jeton dot pa perdhunuesit e vrasesit se ky vend ka 25 vjet qe eshte kthyer ne MONOPOL i te huajve qe drejtohen nga kujslinge apo qehallare vendas qe e shqiperuar nuk ka te beje as me ‘ekonomi tregu’ por me ‘lirine e tregut te lirise se hajduterise’ e as me demokraci por thjesht vendi eshte kthyer ne ‘SISTEM SKLLAVO PRONAR’ me ndryshimin qe sklleverit kane patur ‘privilegjin’ qe u jepej per te ngrene biles edhe klur shiteshin ishin te organizuar dhe trasporti u behej falas e te shoqeruar,ndersa ‘SHQIPETARET’ kane 25 vjet qe nuk u jep askush as BUKE e arratisjen nga ‘VEND LINDJA’ e bejne me ‘PARATE E TYRE’ duke shitur edhe nderin e grave dhe vajzave tek ‘kreret’ e MONOPOLEVE per BUKE neper Bote!Kjo eshte ‘ENIG,MA’ e e shprehjes Hamletjane ‘Te rrosh a te mos rrosh’ e perkthyer ne gjuhen Migjeniane te Mjerimit:’Perendi! Ku je?
Feja jone eshte bashkimi, ndryshe mbaruam si komb.
Por puna eshte se bashkimi kerkon mend durim dhe flijime veti te lidhura zinxhir qe ne shqiperi zor se I ka njeri.
Shqiperia eshte shitur nga vet shqiptaret si “veze sot dhe jo pule ne mot”.
Ne mbyllem syte dhe vershuam si bageti drejt pasurimit ye shpejt duke flakur te gjitha vlerat e nje shoqerie mbi te cilat krijohet dhe jeton nje komb – I vume kazmen ekonomise komuniste, vodhem e xhvatem njeri tjetrin ne rruget e greqise dhe italise, cuam gocat e reja te shqoperise ne burden t e greqise, italise e gjithe evropes dhe I cuam parate tona te ndershme e te turpshme tek firmat piramidale se na tha sali berisha.
Ne I vume zjarrin vendit ne 97-en dhe rrembyem kallashet per ti treguar komshinjve se: po te me teket u vras. Dhe problemi qe se shume prej nesh edhe I plotesuan tekat.
Ne e kemi pare jeten tone nepermjet ndjenjave te euforizmit duke flakur nje udheheqes dhe qorrcez rene ne dashuri psikopati me nje tjeter pa mare asnje lloj mundimi per te vleresuar qofte edhe segmentin me te vogel te lidhjeve qe individet qe na udheiqnin dhe ata qe na udheheqin krijuan me shtetin dhe kombin.
Ne shancet e dhena per te ndryshuar fatin tone, ne vend te zgjedhjes se matur dhe Informuar ne u mjaftuam me zevendesimin e te keqes me nje tejter te keqe ne demin kolektiv duke u mjaftuar me besimin cdo force qe godet te keqen prezente eshte e dobishme.
Une jame mese I sigurt se 99% e popullit ton nuk e nje konceptin e efekteve anesore dhe jane viktime e idese qe sugjeron se armiku I armikut tim eshte edhe miku im – Sali berisha dhe fatos nanua e sfrytezuan kete ide trutharese te popullit dhe ja dolen ta mbanin pushtetin midis vetes se tyre per 25 vjet. Edi Rama eshte po ne te njejten situate, duket se e ka pushretin e garantuar pasi ia mori te keqes sali. Me keto lloj mendjenajesh qe populli yne ka treguar per me shume se 100 vjet me e shumta mund te themi se:
Populli yne eshte subjekti klasik I eksperimenteve sociale Prej kkohes se pavaresise tek mveeteria e zogut e regjimi I enverit e deri tek fenomeni I rizgjedhjes se sali berishes pas 97es I te duruarit te ilir metes ne ppdiumet e qeverrise e te shtetit.
Ne jemi kombi I paralizuar mendor.
Ne jemi sot me keq se sa ishim ne kohen e hysniut dhe enverit apo te lekes e nolit. Ne ato kohe ne e vdame dheeqime njeritjetrin me pak se sot.
Nuk eshte vetem “sindroma e Stokholmit”! Ka dale me vone se sa kombi shqiptar egzistonte! Sindroma shqiptare eshte vetem shqiptare! Quhet vetposhterim deri ne prositucion! Qe ne kohen e Romakeve beteja Cezari me Pompeun i beni ne token tone! Osmanllinjte per 500 vjet,bene si deshen me kombin tone! Kombi jone i dha te gjithe djemte sulltanit me deshire, me servilizem duke ju lutur qe merri femijet tane duke ndruar fene,qe u bene edhe vezira dhe governatore apo gjenerale por edhe jenicere! Pra eshte ne gen spiunlleku,servilizmi!
Ja ke fut pordhës Qano.
Prap po e shfrytezon kete sharlatanin Qani Duro,gazetari mallakastriot Xhevdet Shehu!
Te gjitha shkrimet e tij jane bere per te nxjerre te LARE Mehmet Shehun,ndersa te gjithe te tjeret si bashkepuntore te sinqerte apo budallenj te Enver Hoxhes apo ARMIQ te Shqiperise!
Dhe keto behen hapur se Mehmet Shehu ka qene agjent i CIA-s dhe duhet te dale i pastert nga e gjithe kjo katrahure!
Ky Qani Duraj kur shkruan per Hysni Kapon me shume nxjerr veten e tij tamam si Belul Gjeraqina!
Ai ka qene vetem instruktor ne aparatin e KQ te PPSH-se per sektorin Ushtarak e nuk e lidhte puna fare me Hysni Kapon!
Ne denimin e GRUPIT PUCIST ne ushtri ky Qani Duraj ka konbtribuar ne mbledhjen e FAKTEVE,SHPIFJEVE,SAJIMEVE etj per te gjithe ish gjeneralet dhe nuk ka SURRAT te flase per asnje gje duke u mburrur!
Ka qene vetem nje ushtar i vogel i partise,qe postin e vet ve ka mbajtur me servilizem,spiunime dhe poshtersira ndaj shokeve te tij!
I tille ka qene edshe kur punonte ne Korpusin e Fierit,ndaj tani na del si kalemxhi,pale na shkruaka edhe libra!
DOSJEN me akuza kunder GRUPIT PUCIST NE USHTRI e ka udhehequr personalisht MEHMET SHEHU!
Kam qene pjesemarres ne mbledhjen 3 ditore te ushtarakeve ne Kavalishencen e Ushtrise ne Durres nen drejtimin e Mehmet Sheut,ku u demaskuan te gjithe ish gjeneralet per pune armiqesore!
Por punen me ARMIQESORE kunder PPSH-se dhe Shqiperise e ka bere vete Mehmet Shehu,kur pervec postit te kryeministrit mori edhe ate te ministrit te Mbrojtjes!
Duke perfituar nga besimi absolut i Enver Hoxhes tek ai si kryeminister,duke shfrytezuar buxhetin e shtetit,per t’u treguar BESNIK I PARTISE DHE SHOKUT ENVER HOXHA ai planifikoi dhe zbatoi nje FORTIFIKIM GJIGAND,mbi mundesite e ekonomise se vendit, qe beri te mundur edhe shperdorimin e milionave duke bere te mundur shkurtimin kolosal te investimeve ne ekonomi gjoja ne emer te mbrojtjes se atdheut si DETYRE MBI DETYRAT!
Me kete Mehmet Shehu realizoi detyren e ARMIQVE TE Shqiperise per MJERIMIN E POPULLIT SHQIPTAR duke arritur deri tek perdorimi i TALLONAVE ne gjithcka!
Ne se ish gjeneralet ishin NJE HERE PUCISTE,Mehmet Shehu ishte 1 MIJE HERE PUCISHT,qe sot si ish agjent i CIA-s po i bejne edhe liber ne nderim te tij!
Kjo verteton ate se kujt i sherbeu Mehmet Shehu sa ishte gjalle,ndaj vjet atij i kremtuan me ceremoni madheshtore edhe ditelindjen e tij!!
Kurse per Enver Hoxhen behet NAMI vetem sa shohin fotografine e tij!!!
Sodoqofte,as Qani Duraj e as Xhevdet Shehu,ish gazetar i “Zerit te Amerikes” nuk do arrijne te baltosin Enver Hoxhen dhe te ngrejne lart PUCISTET dhe koken e tyre Mehmet Shehun!