Një këshillë për zotin Meta

anazapta

E vërteta është që koalicioni Sali-Ilir u ndërtua mbi pabesi e hajdutëri. Si votues i dikurshëm i LSI-së i bëj të ditur zotit Meta kësaj radhe t’i bëjë mirë hesapet me hanxhinë se nuk harrojmë aq lehtë tjetërsimin e votës sonë brenda 24 orëve. Ne nuk jemi dele, por jemi nga ajo racë që ta vëmë kufirinë te thana, prandaj për të larë baltën dhe mëkatet e tua, se LSI nuk ka faj, duhet një reflektim i thellë nga ana jote, duhet ndershmëri, sakrificë e përgjegjshmëri, duhen prova konkrete në fushatë, e jo pordhë sokaku. Vetëm kështu LSI do të jetë alternativa kryesore politike për rotacione dhe do të bëjë histori. Me respekt për Dita, nga Luli

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
3 Comments
  • Po do te reflektoje Liloja mor zoteri posi jo?Ja hapin e pare e hodhi iku nga Saloja tek Rama.Po kam frike more semos e mori Rama si instruktor per privatizimet dhe konçesionet se Liloja eshte mjeshter per keto pune siç e dime.Per ndershmeri e sakrifice dihet qe nuk ja kalon njeri Lilos me demek.Zotrote ne se me lejoni ta ti ;me çpune meret Zoteria?Mos je i punesuar tek SHPK Lilo e CO?Qofsh shendoshe dhe me shpresa tek LSI.Rrofshin kaloresit e integrimit per te miren e Shqiperise.

  • Sa te jete Monika Krriemadhi nga Mhurri Dibres Ilir Kryemadhi do bej si gjithnje “dredha budalli” qe pin uje ne kete llum-politike Shqiptare !!!!!!!!!!Ujku ose qeni me ire lekuren e nderron por zakonet s’i le !!!!!!!!!

  • Bamiri nuk vetetine ne oratori, por nuk genjen.

    Bamiri nuk premton shume, por garanton respektim te njeriut.

    Bamiri premton udhen e dinjitetit njerezor, jo ate te makuterise per pronat e te tjereve.

    Bamiri nuk bashkohet dot me ata qe genjejne, mashtrojne, kercenojne,

    sepse nuk eshte vete i tille.

    Vini re grupin e punes se tij: e ka tere shqiperine brenda, se e do shqiperine te teren, pa dallime, pa diferencime…

    Bamir Topi kerkon voten e atyre qe deshirojne qetesi, maturi, ligj, drejtesi…

    Ndaj s’mund te mos jesh i ndjeshem perballe maturise se tij, ndaj duhet votuar per te…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *