Përshëndetje Dita! Lexova një intervistë nga Drejtori i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli. Puna shtesë ose kur kalohen orët javore duhet të ketë pagë shtesë.
Ktij zotërisë i them, mos fol kot o zotëri. Mos fol nga kolltuku i zyrës. Dil njëherë në terren, inspektorët e tu i kemi parë si i bëjnë kontrollet nëpër firma. Aty do ta kuptosh se sa orë punojnë punëtorët e ndershëm, si paguhen, pushime jo e jo.
Ti zotëri e ke mbyt fare me këtë intervistë! Ke folur si e ëma e Zeqos nga maja e thanës. Burra (drejtorë) si ti i duhen këtij vendi. Me këtë intervistë e ke zhdukur nga rrënjët “skllavërinë moderne”, siç e quan zotrote. Burri o flet e mba, o dhj… e ha!
