Motra e Aldës: Pasi pashë emisionin në Klan ndihem se mami dhe motra ime u vranë, sërish, për herë të dytë

Dita

Ornela Canaj, motra e Alda Canajt, viktima e Marjan Rrokut reagoi pas intervistës së tij një ditë më parë te “E diela shqiptare”.

Ajo e quan Marjan Rrokun një psikopat, që “I mori çdo grimcë jete” motrës së saj, para se ta vriste.

Sipas Ornelës, Marjan Rroku e përndiqte motrën e saj dhe e vrau me paramendim, madje edhe në intervistën e një dite më parë ai ka gënjyer për ngjarjen.

Statusi i plotë i Ornela Canajt, motra e Aldës

E hapa këtë faqe për të nderuar kujtimin e motrës dhe nënës sime. Pasi pashë intervistën tek “E diela shqiptare” që u dha në TV Klan në 28 Shkurt 2016, vendosa të hap këtë faqe të tregoj faktet dhe të informoj publikun për të vërtetën e vetme qe qëndron pas vrasjes së pamëshirë të Mbarime dhe Alda Canaj. Dua t’ju bej të ditur njerëzve, se kush është në të VËRTETË Marjan Rroku; Ai nuk është vetëm nje vrasës, por një psikopat sadist që i paramendoi dhe në mënyrë metodike i arkitektoi këto vepra të ulëta.
Marjan Rroku vendosi të thotë versionin e shpikur të ngjarjeve, dhe harroi të përmendte se si çdo mëngjes ai priste motren time të vogël te dera e jashtme e shtëpisë dhe e përndiqte.
Ai e ndalonte çdo ditë atë, rrugës për në shkollë dhe kur kthehej nga shkolla, për t’i treguar që ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t’i drejtonte sytë nga asnjë mashkull tjetër. Në moshën 27-vjeçare, Rroku, nën shënjestrën e armës, e ndaloi Aldën e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar atë me forcë të vendoste që ose të shkonte me të, ose do të vdiste.
Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babanë tim, dhe na vuri në shënjestër të gjithëve si familje, edhe pse ne ndërruam dy shtëpi brenda dy muajsh. Rroku i mori çdo grimcë të jetës sime motre para se t’a vriste.
Për muaj me radhë familja jonë u përndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel që fshihej nën titullin e tij zyrtar si punonjës i ISHKNG-së. Denoncim pas denoncimi në Rajonin nr.1 e Rajonin nr.2 të policisë në Tiranë. Gjashtë denoncime të depozituara që pasqyronin 6 episode të ashpra dhune.
Në 29 Mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtësisht qëlloi shtatë plumbat që vranë mamanë dhe motrën time. “Ishte një skenë e tmerrshme”, i tha një dëshmitar policisë. Mami që mundohej të mbronte Aldën duke përdorur trupin e saj si mburojë, dhe Alda që përpiqej t’i dilte para mamit që ta mbronte nga plumbat.
Pasi jua mori jetën dhe i la të shtrira njëra mbi tjetrën në mes të Pallatit të Sportit, u zhduk paburrërrisht dhe u fsheh në Amerikë, duke u përpjekur t’i shmangej dënimit për krimin e pamëshirshëm që kreu.
U bënë pothuaj 15 vjet që nga dita që i pashë mamin e Aldën për herën e fundit. Ky monstër i ka kushtuar vetëm vuajtje e lotë familjes sime. U munduam me ç’kishim të gjejmë drejtësi. Pasi pashë emisionin në Klan ndihem se mami dhe motra ime u vranë, sërish, për herë të dytë.

Share This Article
5 Comments
  • Turp ti vije ketij televizioni dhe Arditit qe promovon nje vrases te tille.Edhe AMA te denoje kete televizion per percjellje te mesazheve jonjerezore.
    U kujtua pas 15 vjetesh te pranonte krimin e dyfishte.Edhe ate e mohoi se nuk e mbante mend se goditen me cante e ra ne toke.Ky emision promovoi krimin.

  • Ardit perse e bere kete interviste?
    A pyete edhe palen tjeter ?
    I ke vrare shume.
    Ndoshta e bere per te treguar se e verteta vonon por nuk harron.e zoti eshte shume I madh…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *