Investimet e huaja, 92 milionë euro më pak në 2015

Alqi Kociko

 

Sipas statistikave të qeverisë shqiptare të përpunuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, investimet e huaja direkte në ekonominë shqiptare pësuan rënie me 11 për qind gjatë vitit 2015.  Investimet ranë për të dytin vit radhazi në 2015 ndërsa fluksi i tyre zbriti në 720 milionë euro nga 812 milionë euro që u llogaritën më 2014.

Sipas analizës që ka bërë Banka e Shqipërisë prurjet në formën e investimeve direkte gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga sektori i energjetikës me rreth 61%, ai i hidrokarbureve me rreth 21%, të ndjekur nga sektori bankar dhe i telekomunikacionit, që kanë tërhequr përkatësisht 8% dhe 2% të flukseve hyrëse të investimeve të Huaja Direkte.

Sipas projeksioneve të FMN parashikohet një rritje e lehtë e flukseve të investimeve të huaja për vitet 2016 dhe 2017 për shkak të kulmit të punimeve në dy veprat e mëdha, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe projektet e hidrocentraleve të kompanisë Statkraft në Devoll. Për pasojë Fondi parashikon rritje të hyrjeve valutore nga investimet me 19 për qind këtë vit dhe vitin tjetër me 4.5%. Ndërsa pritet që kurba e investimeve t’i kthehet rënies në vitet 2018-2019.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *