Në pamje të parë duket një zonjë në moshë të mesme që ka hyrë në dyqan për të blerë diçka. Ndoshta vetëm blerja mund të ketë qenë arsyeja që e ka çuar në dyqanin e rrobave, por aty i ka dalë diçka që e ka tunduar: çanta e hapur e shitëses, ku duket portofoli.
Pamjet e publikuara nga “Jeta osh qef” tregojnë zonjën në fjalë, e cila i afrohet me stil çantës së shitëses, kur kjo e fundit nuk e ka mendjen, dhe gjen momentin për të rrëmbyer atë që i ka vënë syrin.
Vjedhja me stil mund t’i ketë shpëtuar syrit të shitëses, por jo atij të kamerave të sigurisë.
