Zjarrfikëse amerikane për Librazhdin

Dita

 Ka qenë arsye thjeshtë personale dhe familjare, ajo që ka sjellë në Shqipëri, Jim Coryelle, një ndër personalitetet e lartë të Departamentit të Zjarrfikësve amerikanë. Në vitin 2014 Jim ka ardhur në Shqipëri për të parë djalin e tij, Stefan Coryelle, i cili kishte ardhur këtu me mision në Korpusin Vullnetar të Paqes. Javët e para, para se ai të shkonte në Durrës dhe Tiranë Stefani banoi në një familje fshatare librazhdase.

Kjo familje ishte e komandantit të  Zjarrfikëses së Librazhdit, Vladimir Dura. Stefani, i rrethuar me ngrohtësi, dashuri dhe respekt, u trajtua si djali i shtëpisë. Për këtë pritje dhe marrëdhënie ai i njoftoi edhe prindërit. Kështu një ditë të bukur vjen në Shqipëri i ati, Jim Coryelle. Megjithëse djali kishte ikur nga Librazhdi, një fundjavë ai mori makinë me qira dhe frymën e mbajti në Librazhd, te familja për të cilën djali i kishte folur me fjalët më të mira.

Pasi u prit siç dinë të presin shqiptarët, të nesërmen bëri një vizitë në qytet. Si specialist zjarrfikëseje, ai kërkoi të vinte të shikonte repartin e zjarrfikëses së qytetit ku punonte edhe i zoti i shtëpisë, Vladimir Duro. Kuptohet, për një njeri me njohuri të thellë në fushën e zjarreve dhe të fatkeqësive, ajo që pa ishte skandaloze.

Kërkoi me njëherë takim me kryetarin e bashkisë së qytetit Kastriot Gurra, të cilit i premtoi se do të bënte ç’ishte e mundur të ndihmonte repartin në fjalë, vetëm kërkoi të mos kishte pengesa dhe vështirësi në këtë ndërmarrje. Ai kërkoi gjithashtu që të sigurohet rregullimi i garazheve, të sigurohet ngrohje dhe ventilim për ndërtesat e stacionit.

Duke shfrytëzuar autoritetin tij në Departamentin e Amerikan të Zjarrfikëseve, ai ka grumbulluar ndihma në SHBA Britaninë e Madhe dhe ka siguruar dy makina zjarrfikëse, të cilat do të mbërrijnë në Librazhd në muajin maj 2016. Përveç kësaj, si rezultat i angazhimit të Jim-it do të vinë në Librazhd pajisje personale për zjarrfikësit, një kompresor qe të plotësojë, tanket, mjete të shpëtimit mundësuar për të nxjerrë viktimat nga automjetet, hipjet në pallatet. Pra gjithçka që i duhet një reparti zjarrfikëseje. Veç kësaj do të ketë dhe trajnime të stafit për një muaj, trajnime në klasë dhe në terren. Të gjitha këto falas.

E gjithë kjo ndihmë, e dy makinave zjarrfikëse, e pajisjeve dhe shërbimeve që janë dhuruar do të ofrohen pa pagesë për qytetin e Librazhdit. Vlera e ndihmës është rreth 600 mijë dollarë amerikanë, ose mbi 60 mln lekë. Departamenti i Zjarrfikësve Amerikanë është angazhuar për të siguruar paratë e transportit përmes donacioneve.

Gjithçka është gati – thotë  Jim Coryelle, “po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë këtë një projekt i suksesshëm, por kërkojmë ndihmën e qeverisë shqiptare për lehtësi dhe shpejtësi doganore, gjithashtu nga bashkia e qytetit të kërkojmë që të trajtojë me ushqim dhe komoditetet e nevojshme njerëzit tanë që do të vijnë për trajnim dhe instalimin e pajisjeve zjarrfikëse”.

Share This Article
2 Comments
  • amerika ka njerez te mrekullueshem dhe te gjere ne shpirt.Sa mire qe te ecnin ne shembullin e tyre politikanet dhe biznesmenet shqiiptare

  • Asht fat i madhe ndihma qe i ka krijue z.. Jim Coryelle iden per te sjellur 2 zjarrfikse ne librazhd.
    Une do te deshiroja qe ne ate trainim te marrin shembull cdo 2 punonjes nga cdo qytet i Shqiperise per te perfitue eksperience amerikane jashtzakonisht e cmushme per punonjesit e zjarrfiksave te shqiperise.
    Ekipi i zjarrfiksave te Amerikes perbehen edhe nga infermier te cilet posa lajmerohet urgjenca e spitalit.Zjarrfiksit jane te paret qe arrijne ne adresen e telefonuar,pavarsisht se nuk ka te baje aspak me zjarre.Kjo asht detyre e tyre e domosdoshme per kete sektor.Te tjerat vin mbas kesaj detyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *