Trump dhe libri i Hitlerit mbi komodinë

Ornela

Në çdo fushatë elektorale amerikane nuk mungojnë kurrë skandalet. Shembulli i fundit ka të bëjë me Donald Trump. Republikani, prej muajsh në krye të sondazheve dhe që me të gjitha gjasat do të jetë kandidati i Republikanëve për postin e presidentit të SHBA-ve, vite më parë ka mbajtur në komodinë një libër me përmbledhjen e fjalimeve të mbajtura nga Hitleri.

Kështu shkruante Vanity Fair në shtator të 1990-ës që citonte Ivana Trump, ish gruan e Donald. Ai artikull i vjetër risillet sot në kujtesë nga shtypi amerikan, pasi Trump citoi në Twitter një frazë të Mussolinit: “Më mirë 1 ditë si luan sesa 100 ditë si dele”.

“Tiparet e origjinës së tij gjermane janë marrë seriozisht nga Trump. John Walters punon për “Trump Organization” dhe kur viziton zyrën e Donald përshëndet me “Heil Hitler”, ndoshta një shaka familjare”, shkruante Vanity Fair duke cituar Ivanën.

Ivana Trump, shtonte Vanity Fair, i ka thënë avokatit të saj Michael Kennedy se ndonjëherë burri i saj lexonte një libër me fjalimet e Hitlerit, “My new orden”.

1456673589-trump-ivana

Share This Article
1 Comment
  • Paniku qe ka kapur bythqiret politikane dhe politiken kurve te sotme globale nga Donald Trump i ben qesharake dhe vertet legene. Kujtojne se duke pikturuar Donald Trump si djall, mund te shenjterojne vehten dhe politiken e tyre te djallosur aq keq sa nuk kane fare as moral e as surrat te sulmojne nje politike te rregullit e ligjit nga pozicioni i anarkise dhe krizes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *