“Ja çfarë i vodha Sali Berishës”

Dita

Në një rrëfim për “Anketën Muzikore” në Televizionin Publik Shqiptar, Arben Duka tregon se edhe “i ka vjedhur” Berishës.

Nuk bëhet fjalë për sende materiale, por për idenë e një vargu, që më pas u kthye nga më të njohurit. Poeti Duka kujton momentin kur shkroi këngën “Gjirokastra ime” të kënduar nga Petrit Lulo, ide që sipas tij, ia ka vjedhur pikërisht Sali Berishës.

“Unë kam këngë të ndryshme popullore që kanë mbetur. Bën vaki që në një dasmë mund të dëgjosh 10 këngë që kanë tekstin tim. Një ato më të bukurat është “Po the Gjirokastër, i ke thënë të tëra”. Ky është një nga vargjet që kanë mbetur dhe këndohet kudo. Për humor do të them se ku e kam marrë si spunto. Unë këtë e kam marrë nga Berisha si ide. Berisha tha në Korçë : “Po të deshi Korça, të do gjithë Shqipëria”. Dhe unë kur po shkruaja për Gjirokastrën, thashë “Po the Gjirokastër, i ke thënë të tëra”, u shpreh Duka.

Poeti shprehet se në ’96 i kanë djegur një libër.

“Mua më kanë djegur një libër të gjithë në vitin 1996. Nuk po përmend ndonjë emër, por më thanë po qenë veç e veç, nuk bëjnë ndonjë dëm, por po u bënë në një libër bashkë, ato shpërthejnë  si një bombë. Censura kjo është”, shprehet Duka.

Duka shprehet se nuk ka menduar asnjëherë që të tërhiqet nga kjo lloj poezie.

Sot për sot unë jam fatkeqësisht ose fatmirësisht poeti më i lexuar, pasi shkruaj në një gazetë të përditshme, DITA, që ka një tirazh shumë të madh. Përditë… Kjo ndonjëherë është edhe pozitive edhe negative. Por kini parasysh që të shkruani çdo ditë sa vetëm një krijues e kupton, konsumimin, të mbash lexuesin afër. Kështu që unë jo çdo ditë shkruaj satirë te Dita, por 3-4 herë e thyej me ndonjë baladë. Kjo lloj kategorie ka lexuesit e saj, por më shumë janë ata të satirës”, – shprehet Duka.

Duka nuk heziton që ta cilësojë veten “të pasur”. Por nga ana shpirtërore:

“Sa të jem gjallë do shkruaj. Jam me popullin. Nga ana shpirtërore kam pasuri dhe nuk ka arsye pse të mos jem krenar me veten. Unë s’i kam bërë kurrë hile krijimtarisë. Kam krijuar me shumë përkushtim”, – rrëfen poeti i njohur.

 

Share This Article
13 Comments
  • Ju pershendes.Vargjet tuaja jane te mrekullueshme.
    Dikur: Ashtu siç ka kallinje pa buke
    Ka dhe student qe quhen vjeshtuk.
    Vjeshtuket t’i njohesh nuk eshte zor,
    Kthehen te paret gjithemone ne shtator.
    Vijne prej qytetit,vijne prej katundit
    Me e provue fyshekun e fundit.
    Ne mos gabohem jane tuajat keto vargje.Ndoshta mosha e tyre eshte mbi 40 vjeçare.
    Edhe nje here ju pershendes.

    • Ne pergjithesi , shahistet jane te zgjuar e inteligjente , prandaj çuditem me kete shahistin tone , kujt i ka ngjare valle ? Po ike , more zagar i felliqur , qe gjithmone je gati per te ofenduar Arben Duken . Ti perpara tij je nje molekule , madje , nje elektron . S’ke turp , faqezi !

      • Ti o koqe nuk e di qe elektronet, edhe pse te vegjel, jane nje nga gjerat me te rendesishme ne bote. Ti o injorant, qe mburresh kot se je i drejte, pa dashur me ke bere nje kompliment. Falemnderit. Edhe elektroni me i fundit i ketij universi eshte me i dobishem se sa nje bejtexhi, ish-oficer i Enver Gjizes, pale pastaj se sa komentuesit e DITAs.

    • Shahist , edhe une po te keshilloj , qe te mos pallohesh shume ne bythe se te ze Sida !
      Dhe , pikerisht kjo qe ti i ofendon poetet , eshte shenje kuptimplote se ti , ben shume edhe Gojore !

  • Rroli Arben Dukes ne frymezimin e popullit per permbysjen spektakolare te Berishes ka qene i dukshem.Se kjo fitore i shkoi Edi Rames,qe luajti me kete fitore si nje femije i llastuar,ketu nuk ka faj poeti.Te luash me ekonomine e ketij populli,te emerosh nje arketare kioskash ose nje fatorino autobuzi ne krye te taxa-tatimeve dhe ne krye te doganave,sepse une jam artist e lyej pallatin me shigjeta,por bota nuk me kupton,; se jam avanguardist e bej qeverine edhe me kukulla pa profession,lketu nuk ja ka fajin poeti ketij Hipikryeministrit,ketu e ka fajin partia socialiste,qe nderroi nje lojtar kazinoje me nje hipi trotuaresh.Po nuk ka teknicjene kjo parti?Ku shkuan teknisjenet profesioniste Maqo Lakrori,Arben Ahmetaj,Ylli Bufi,Ermelinda Meksi,,jane ne bash te moshes,ne kulmin e pjekurise per te realizuar shtet.Partia socialiste pasurine me te madhe e kishte ne trashegimine e kualiteteve njerezore.Ky sharlatan,edhe te vetmin teknicien Shkelqim Cani, qe kishte minister financash,e hoqi.Tani ne jemi ne dore te kongresit te PS.,qe me sa duken bathet do te jete kongresi i Taulant Balles.Progresistet,teknicienet,professionistet edhe po pat mbetur ndonjeri do te perjashtohen.Ne mos jane perjashtuar pa filluar kongresi, qe ne caktimin e delegateve.Shteti eshte ne dore te zotit si anije me kapiten te droguar,pa timonjer,pa nostrom,pa rremtar,pa veljer….

  • Gjithe jeten populli i pa fajshem dhe i drejte.

    Vetem me popullin te jesh.Kurr nuk gabon para popullit po vetem me popullin.Keshtu i bie qe te jesh krenar i gezuar me krenarin e popullit krenar.
    Ato qe nuk jane me popullin perfundimisht gabojne dhe cdo “lavdi” apo “krenari” iu del shpuar.

    • Me fal o Hetem, po kush eshte POPULLI??? Akoma me kete koncept mashtrues punoni ju ish-komunistet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *