Çfarë ka parasysh Lylzim Basha kur përmend 1997-ën?

Dita

“Kapitalizmin” informal, piramidal?

Zëvendësimin e gjithë sistemit financiar të Shqipërisë, me skemat piramidale?

Shitjen dhe zëvendësimin e çdo pasurie, pune e të ardhurash prej tyre, me të ardhurat që shtoheshin në peme?

Vjedhjen masive të shqiptarëve deri në qindarkën e fundit?

Rënien e sistemit politik në Shqipëri përmes dy palë zgjedhjeve të vjedhura hapur?

Burgosjen politike të opozitës?

Regjimin policor e ushtarak të vendosur në vend?

Gjendjen e Jashtëzakonshme, kufizimin dramatik të lirisë së shprehjes dhe lirise së lëvizjes?

Mobilizimin ushtarak dhe, venien e ushtrise nen kontroll politik te nje kaste kriminelesh qe drejtonin Sherbimin Informativ Kombetar?

Percarjen e forte krahinore dhe mobilizimin ne veri per te shtypur qendren dhe jugun e vendit?

Zgjedhjen e Presidentit te Republikes Sali Berishes nen kete regjim ushtarak e kriminal?

Urdhrat kriminale per ushtaraket, me qellim sulmin deri bombardimin e qytetareve, infrastrukturave jetesore, shpallur kundershtare politike, vecanerisht ne jug te vendit?

Vrasjen e qytetareve ne proteste ne Vlore, Permet etj?

Hapjen e burgjeve ne nje aleance politike me kriminelet me te rrezikshem te vendit per te shtypur qytetaret dhe kundershtaret politike, permes nje strategjie te pergjakshme ne te gjithe vendin?

Hapjen e depove te armatimit kudo dhe armatosjen e bandave kriminale nen marreveshje e me tej, popullit per tu vetmbrojtur?

Vrasjen masive te shqiptareve ne nje konflikt me kriminele gjithfaresh?

Shkaterrimin e tmerrshem te ekonomise kombetare ne menyre kapilare, ne cdo sektor, perfshire edhe ate financiar?

Apo thjesht, Xhaferrin, Vehbiun dhe pasurite qe u perfituan si frutat ne peme?

Çka ndermend ky femije qe nuk mban kurre pergjegjesi per ato qe thote?

Share This Article
3 Comments
  • Sigurishte qe Brace duhet pergezuar per ngritjen e zerit kundrejt maskarades demokratike ,udhehequr nga antishqiptari me i madh i te gjitha kohrave sali rrahman byrisha .

    Vetem se kjo kronologji e krimit te shkallezuar ,kriminelit qe sot ben cubin e parlamentit shqiptare , sali rrahman byrisha, qitur nga sertaret e heshtjes nga deputeti i guximshem Brace , ndeshet ne nji pyetje ; Qeverrine e keni z.Deputet , perse nuk veproni por i kerkoni popullit te bej ate per te cilen ju PRURI e jeni sot ne pushtet ?

  • po akoma s’e keni marrë vesh se dënimet nuk i bën qeveria por gjykata? Sa herë duhet ta thonë se nuk është koha e Salës që i dënonte nga televizori, pushtetet janë të ndara dhe gjykatësit dhe hetuesit e ndershëm duhet të bëjnë punën për të cilën marrin pagën e jo të llomotisin se ju kanë vënë taksa. Brace bën shumë mirë që i thotë, por mos i kërkoni ti dënojë, nuk është puna e tij. S’e shihni c’bëjnë pd-istët që bllokojnë parlamentin për të mos u dënuar?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *