Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar pas letrës së prof.Jorgji Hanxharit botuar dje në DITA.
Më poshtë reagimi i tij derguar dje ne redaksi:
Nga Ilir Beqaj,
Ministër i Shëndetësisë
Në përgjigje të pretendimeve të ngritura në shkrimin me titull: “Letër e hapur nga ‘të fundit e listës’”, të Prof. Asoc. Dr. Jorgji Hanxhari, botuar në numrin 1172, dt. 29/2/2016 të gazetës “Dita”, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të sqarojë si në vijim:
Që prej vitit 2003, kategoria e Pensionistëve e merr falas 100% alternativën e parë të çdo bari të Listës së rimbursimit.
Ndërkohë, që përsa i përket alternativave të tjera të barit, ato ofrohen nga lista e barnave të rimbursueshme me bashkëpagesë, që do të thotë, se një pjesë paguhet nga Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), dhe pjesa tjetër, nga pacienti.
Kjo është, në fakt, edhe mënyra se si funksionon skema e rimburismit të barnave në çdo vend të zhvilluar të botës demokratike.
Për rastin në fjalë, nga të dhënat zyrtare, rezulton që z. Jorgji Hanxhari, i janë rimbursuar gjithsej 15,456 lekë gjatë kurimit në vitin 2015 me 11 barna të ndryshme nga lista e rimbursimit për njëkohësisht 7 diagnoza të ndryshme sëmundjesh kronike, që përfshijnë që nga diabetis melitus, glaukoma, sëmundje të zemrës nga hipertensioni, crregullime të ritmit të zemrës, e deri te dermatiti nga kontakti, infeksioni akut i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes e hipoplazi e prostatës.
Ndërkohë, që z. Hanxhari, ka paguar sipas parimit të bashkëpagesës, gjithsej 8,380 lekë për kurimin në vitin 2015.
Por, kjo ka qenë zgjedhja e z. Hanxhari, që në vend të përzgjedhjes së alternativës së parë të disa prej barnave të listës së rimbursimit, e cila ofrohet FALAS 100% nga shteti, të bëjë zgjedhjen e alternativave të tjera që ofrohen me bashkëpagesë.
Kjo vjen për shkak të zgjedhjes personale të z. Hanxhari, dhe jo për shkak të politikave apo rregulloreve të shtetit.
Në qoftë se z. Hanxhari do të zgjidhte alternativat e para që ofron shteti, atëherë ai do të kishte mundësinë e rimbursimit 100% për zgjedhjen e barnave për kurimin e sëmundjeve të tij, pra ofrimin FALAS të këtyre barnave, por për zgjedhje të vetën, pacienti në fjalë, ka zgjedhur alternativat e barit me bashkëpagesë.
E vërteta është se përgjegjësia nuk bie tërësisht mbi pacientët për këto zgjedhje, por në një masë të madhe, edhe tek disa mjekë, të cilët me rekomandimet e tyre për përshkrimin e barnave të markave të caktuara tregtare të barnave rëndojnë padrejtësisht xhepin e pacientit.
Firma të caktuara farmaceutike, për shkak të reformës rrënjësore që kemi ndërmarrë në sektorin e shëndetësisë, janë të detyruara të ulin mesatarisht 30% çmimin e barnave, dhe duke u përpjekur ta kompensojnë këtë humbje, përpiqen të gjejnë mënyra të tjera për të rënduar xhepin e qytetarëve.
Pikërisht, për këtë qëllim, iu bëjmë thirrje qytetarëve që të zgjedhin alternativat e para të barit, që ofrohen FALAS, apo me rimburim 100% nga shteti, të cilat janë tërësisht të kontrolluara, të sigurta dhe të efektshme,
Dëshirojmë të sqarojmë lexuesit e gazetës “Dita” dhe të gjithë shqiptarët, se Ligji i ri për barnat dhe materialet mjekësore që miratuam në korrik 2014, si dhe ngritja e Agjencisë së re Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e kanë rritur sigurinë e barnave dhe materialeve mjekësore, duke synuar që as barnat, dhe as materialet mjekësore, ashtu siç jemi angazhuar në programin tonë qeverisës, të mos kushtojnë më shumë se sa në vendet e origjinës.
Kështu, çdo bar (apo princip aktiv), i regjistruar në listën e barnave të rimbursueshme, është i regjistruar me dosjen përkatëse pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, – institucioni i ngarkuar me ligj për të kontrolluar dhe çertifikuar sigurinë dhe efikasitetin e të gjithë barnat që tregëtohen në Republikën e Shqipërisë.
Të gjitha udhëzimet bashkëkohore të protokolleve të mjekimin referojnë që çdo i sëmurë kur futet në skemën e mjekimit fillon trajtimin sipas skemave bazë, të cilat janë jo vetëm me kosto më të ulët por edhe me probabilitetin më të ulët për efekte anësore. Në rast se këto barna nuk rezultojnë të efektshme, kjo nuk do të thotë që barnat nuk plotësojnë standadet, pasi me këto barna kurohen me sukses mijëra pacientë të tjerë. Kalimi i shkallëve të kurimit nga barnat e skemave mjekuese bazë tek ato të gjeneratave më të avancuara nuk bëhet me afate kohore të përcaktuara, por në varësi të rezultatit që ka dhënë kjo skemë mjekimi tek pacienti, e ndjekur në mënyrë periodike.
Megjithatë, Ndodh shpeshherë, në fakt, që krejt ndryshe, nga çdo të duhej të bënte cilido profesionist i shëndetit, mjekë të punësuar kryesisht në sektorin privat dhe të paguar nga kompanitë e mësipërme farmaceutike përshkruajnë qëllimisht markën tregtare, dhe jo alternativën e parë të barit, në një përpjekje të qartë për të rritur fitimet e këtyre kompanive dhe për të siguruar fitimin e tyre të paligjshëm, në kurriz të xhepit të shqiptarëve.
Ndërkohë, falë masave dhe reformës që kemi ndërmarrë, sot, ka një situatë krejt të re në tregun e barnave në vend.
Në përmbushje të angazhimit të Qeverisë, që prej prillit 2014, shqiptarët janë çliruar nga barra e TVSH-së 10% për barnat, dhe 20% shërbimet shëndetësore dhe materialet mjekësore të implantueshme.
Sikundër kishim premtuar, ja dolëm të ulim çmimin e barnave, duke e afruar me çmimin në vendin e origjinës. Sot shqiptarët paguajnë 30% më pak për barnat. Të njëjtat barna, dhe për të njëjtën sasi të vendosura në treg në vitin 2013, sot kushtojnë 70 milion dollarë më pak.
Në më pak se dy vjet, përfshimë 85 barna të reja në listën e rimbursimit, prej të cilave përfitojnë rreth 150 000 qytetarë shqiptarë. Ndërkohë Lista e barnave të rimburshueshme do të vazhdojë të zgjerohet me barna të reja, e cila do të përballohet nga një buxhet prej mbi 9 miliardë lekë të tjera.
Lidhur me tarifat për shërbimet mjekësore për pacientët në Kujdesin Shëndetësor Parësor, Ambulator dhe Spitalor në sektorin publik, duke filluar nga data 1 shkurt, me Urdhër të Ministrit të Shëndetësisë, ka një ulje të ndjeshme nga 7 deri në 10 herë për personat që ndjekin sistemin e referimit
Pas ofrimit të vizitës falas te mjeku i familjes, vendim i cili hyri në fuqi më 27 janar 2016, në rastin e vizitave ambulatore, kryerja e injeksioneve dhe ndërhyrjeve mikrokirurgjikale ofrohet tashmë FALAS.
Dëshirojmë të bëjmë me dije gjithashtu, se FSDKSH-ja, në bazë të kontratave me Qendrat Shëndetësore dhe Spitalet, financon ndër të tjera, zërin 602 të buxhetit për mallra dhe shërbime. Detajimi i këtij zëri (dhe përcaktimi i buxhetit për kite dhe reagent të domosdoshem për analiza) bëhet nga drejtorët përkatës të këtyre institucioneve, bazuar mbi nevojat dhe historikun e tyre.
Ndërsa, përsa i përket çështjes që z. Hanxhari ngre lidhur me të drejtën e rimbursimit të barnave për kategorinë e veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare përkundrejt veteranëve të punës, sqarojmë se Statusi i Veteranit të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare përcaktohet në bazë të Ligjit Nr. 7874, dt.174.11.1994, “Për statusin e Veteranit të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, i cili cilëson si më poshtë:
Neni 2 – “Statusin e veteranit të luftës e përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkpunëtorëve të tyre që nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e Çlirimit të Shqipërisë; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë që luftuan jashtë kufijve të Atdheut gjer më 9 maj 1945; ata që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet në prapavijë të armikut e në zona të çliruara; kryefamiljarët e atëhershëm të familjeve të njohura si baza të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë; të burgosurit dhe të internuarit në burgjet dhe në kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit, si dhe shtetasit shqiptarë që kanë marrë pjesë aktive në luftë kundër nazifashizmit në vende të tjera. Neni 3 Qenia veteran i Luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”.
Ne Nenin 9, te ketij Ligji, citohet si më poshtë:
“Veteranët gëzojnë të drejtën e kurimit falas në spitalet, klinikat dentare dhe qendrat e kurimit që financohen nga shteti, si dhe përfitojnë falas barnat për sëmundje kronike, sipas kritereve të caktuara nga Këshilli i Ministrave”.
(Shpallur me dekretin nr.962, datë 22.11.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.)
Referuar këtij Ligji, Këshilli i Ministrave, me Vendimin Nr. 189, datë 06.03.1995, ka vendosur si më poshtë:
- Veteranëve të Luftës kundër pushtuesve nazifashistë te popullit shqiptar:
- a) U sigurohet shtrimi dhe mjekimi falas në të gjitha institucionet shtetërore shëndetësore buxhetore.
- b) U kryhet mjekimi falas në të gjitha institucionet shëndetësore shtetërore buxhetore stomatologjike, si edhe në kliniken stomatologjike universitare.
- c) U jepen gratis barnat për mjekim ambulator për kategorinë e sëmundjeve kronike, sipas përcaktimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes së Mjedist.
(Nënshkruar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksander Meksi)
Nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në zbatim të përpiktë të ligjeve, vendimeve dhe udhëzimeve në fuqi, është nxjerrë Udhezimi Nr. 9, më datë 19.07.2006, “Për zbatimin e kufizimeve të barnave të listës së rimbursueshme për invalidët dhe veteranët e luftës”, në të cilin, udhëzohet se :
Personat me statusin e Veteranit dhe Invalidit të Luftës do të përfitojnë falas barnat e listës së rimbursueshme, pavarsisht kufizimeve në listë.
Në recetat me rimbursim për këto kategori të sëmurësh mjekët do të përshkruajnë vetëm barna të regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Recetat do të pershkruhen vetëm nga mjekët e kontraktuar me DRSKSH, sot DRF, dhe egzekutohen sipas përshkrimit të mjekut dhe për barnat jashtë liste në farmacitë e rajonit përkatës të kontraktuar.
Së fundi, dëshiroj të theksoj se jemi të ndërgjegjshëm për pengesat e shumta dhe kundërvënien e egër kundër reformës dhe përpjekjes që kemi ndërmarrë për shndërrimin rrënjësor të sistemit të kujdesit shëndetësor, duke abuzuar dhe duke spekuluar me kostot e me dhimbjet e reformave, dhe me mundimet, që në rrugën e reformave janë të pashmangshme.
Pavarësisht masave dhe reformave që kemi ndërmarrë, jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë, por ndryshimi sapo ka filluar.
Me respekt,
Ilir Beqaj
Ministri i Shëndetësisë

Ndryahimi ka kater viet qe ka filluar,dhe jo sa ka filluar.ceshtja eshte se kur do mbaroj,dhe cfar po siell.
i nderuar zoti minister,
pyet njehere sesa euro te kerkojne zyrtaret e korruptuar te qkkb per regjistrimin e nje medikamenti
pyet njehere sesi i dergon drejtoresha e lagjes 9 te gjithe pacientet tek farmacia e saj ngjitur me ambulancen 9
pyet nje here se ne cilin vend te botes kamikazet e qkkb shkojne dhe mbyllin deren e farmacive per te ushtruar presion dhe fizikisht mbi personelin e farmacise
pyet nje here se ne cilin vend te botes jane larguar alternativat cilesore te medikamenteve nga tregu per shkak te politikave tuaja klienteliste dhe korruptive duke mbeshtetur disa firma importuese prane jush
pyet nje here se ne cilin vend te botes miratohen ligje pa marre mendimin e specialisteve ne rastin konkret te farmacisteve kur eshte fjala per nje ligj te miratuar per siperfaqen e farmacise per lidhjen e kontrates me fondin ku ju kerkohet te jete 50 m2 …po farmacite e tjera qe e kane shume me te vogel kete siperfaqe dhe gezojne te drejten e marreveshjes me fondin perse nuk penalizohen nderkohe qe nga zyrtaret e korruptuar te fondit i vihet metri deri ne cm e fundit per te zhvatur ndonje lek
edhe ju jeni hajdute dhe te korruptuar si saliu nuk keni ndryshim vencse jeni bere te neveritshem dhe reston do ta merrni vitin tjeter
Sa veterane jane qe perfitojne keto te mira?U bie te jene 90 vjecare qe mund te numerohen me kokra.
Nuk e di kush ta ka pergatitur kete pergjigje mor klluf shalgjate, por nuk te lejohet te publikosh sa semundje kronike ka pacienti. Ne vende te tjera duhet te gjesh nje avokat te mire te justifikosh nxjerrjen e sekretit personal te pacienteve. Por, edhe ti si te gjithe politikanet e pjerdhur qe drejtojne vilajetin e fundit te turqve, nuk te hyn gjemb ne kembe
Po krimineleve Nexhmije Hoxha dhe Vito Kapo, por prokurorit gjakatar Aranit Cela dhe banditeve vrastare te Enverit pas tij sa bamiresi rilindase u ke siguruar o ministri “meshirues” i Edvinit Ilir Beqaj?
@intelektualeshi
Ty edhe ne enderr te del Enveri o gelbaze e helmatisur e bashkepuntoreve dhe tradhetareve te ketij kombi. Ju ka dhene haken ju plehrave te Shqiperise. YYYYTTTT fare muti……
Ata ja kane siguruar vetes, o intelektual pa capacitet, se luftuan per çlirimin e Shqiperise nga miqte e gjyshit tend. -Ne fakt fola me gjuhen tende, se te kam lexuar dhe ne komente te tjera se si flet. Mbase dhe e teprova, por do ja fal vetes.
Vazhdoni z. minister per ta bere shendetesine per te gjithe.
Pengesa e keqkuptime do te kete
Sa fillova te lexoj artikullin gjeta te plote kartelen klinike me te dhenat private te pensionistit. Kjo eshte skandaloze. Natyrisht jo ne Shqiperi. Po te isha si pensionisti,me kete leter te hapur te Ministrit do shkoja ne nje gjykate nderkombetare dhe jo vetem ilacet por edhe jetesen do ta siguroja falas me disa dhjetra milione dollare.
Eshte shume keqdashese, te kapesh ne disa anomali, qe dihen qe ekzistojne.
Te sulmosh me nje keqdashje te tille, eshte pisllek shpelle.
Shume nga ata qe dalin neper tv dhe hedhin vrerin sot, kur dje ishin pale me shpellarin, kane nje problem, kane frike nga shantazhi qe u rri mbi koke nga shpellari spiuno-komunist salehu.
Se salehu u ka pervetesuar dosjet e spiunllekut, ne kohen e Dulles dhe sot ja u mban si comange mbi koke dhe u jep urdher, sulmoni cdo gje se ju nxorra dosjen ne publik.
Dhe salehu po ja del, shofim gjithfarelloj pederasti politik dhe vetem shan dhe sulmon cdo gje qe seshte e salehut.
Shani mor pederaste, se sic shkaterruat familje te tera ne kohen e salehut komunist, ashtu po mundoheni edhe sot, te shkaterroni cdo gje.
Jeni vemje te salehut dhe ashtu vazhdoni.
Pisa te qelbur.
Gabim trashanik publikmi i listes se semundjeve. Ne cdo vend te qyteteruar ministri perfundonte ne gjyq me pagimin e nje demshperblimi te madh per te demtuarin. Dhe pastaj gazetareve te gazetes DITA iu mbetet qejfi kur Mimoza Dervishi eshte e pakenaqur me vendin e lindjes.
Me habisin komentuesit qe ulerijne per “nxjerrje sekreti shendetesor”.
Me sa duett, nuk e kane lexuar letren e pensionistit te nderuar, i cili thoshte vete sa semundje ka.
Sa per thelbin e problemit, une shoh nje rpogres thelbesor ne kujdesjen ndaj pacientit.Shume pak ndryshime ka nga shtetet perendimore: SHTETI GARANTON FALAS VETEM BARNAT XHENEIKE DHE JO TERESISHT ATO ORIGJINALE.
E diskutueshme eshte vetem trajtimi i privilegjuar i veterane te luftes, por prap do ishte keq rikthimi mbrapa.
o Shefqet, a e merr vesh, apo je edhe ty tellal i Beqes?! Shteti tw jep ilace te skaduara, qe bota i hedh poshte dhe natyrshem qe mjeku nuk do te te jap recete per allci por per ilac, por ilacet e vlefshme Beqa dhe i Gjati i kane vene me leke. Pensionistit everia duhet t’ia japi te gjitha ilacet pa leke, ato ilace qe e gjykon mjeku dhe leni keto alternative “qe zgjedh paciienti”. Alternativat i di mjeku dhe jo pacienti. Degjoni more hajna se cfare beni? Kujtoni se na genjeni? Lypsuni dhe ishalla u zhduk oti me rrenje e me dege!!!
Per te kuptuar hajvannleqet qe thote, Beqja duhet te provoje te perdore ilacet e fashes pa pagese me origjine nga Vietnami etj e te shohe efektet. Vetem atehere do te kuptoje se si ndryshojne si nata me diten efektet e ilaceve te fashes me pagese nga atan me pagese te pjessshme. Provoni intervistoni te moshuarit qe marrin keto ilace per te kuptuar akoma me shume se cila eshte situata.
Eshte shkelje e etikes mjekesore qe duhet perndjekur ligjerisht publikimi i patologjive te pacientit nga ana e ministrit.
o beqe ,do ishte mire ti provoje njehere vete ato palo barna,se ilace nuk jane ,ske turp!
ke dhe nje vkm te 2005, te fatos nanos, per rimbursim 80 perqind te ilaceve te ushtarakeve, por si statusi per pagesen reforme mbeten qeveri e letrave, rilindje dhe ish paraardheses
Duhet qe ne cdo klinike ku vizitohen pacientet nga ajo e lagjes dhe cdo specialisti mjek, ne mur te jete e varur ne nje karton te forte:
LISTA ME ILACET E RIMBURSUSHME
Per citizen-in dhe Doktorin…
Kartelen personale,e ka nxjere ne “drite”vete pensionisti,por kur nuk lexoni asgje keshtu ju ndodh.Jeni te porositur te “ndeshkoni” kete qeverisje dhe ja fusni si kau peles.Merrni mundimin dhe lexoni letren e hapur te te nderuarit Jorgji Hanxhari e aty do te gjeni kartelen e semundjeve te tij…
Ministri i Shendetsise anashkalon kerkesen per kompletimin e analizave per semundjet e prostates(psa-ne) , te tiroideve dhe trashesise se gjakut, te cilat theksohen ne moshen 60 vjec e siper.
I nderuar minister, keto analiza duhet te behen periodike dhe kushtojne. Mendo, z.minister, se jane pensioniste me te ardhura te vobekta, ndersa keto analiza duhet domosdoshmerisht te behen.
Pergjigja juaj nuk jep shprese per kompletimin e analizave per moshataret mbi 60 vjec. Keqardhje!
Z MINISTER. I KENI PREMTUAR POPULLIT SE DO T’JU HEQIM TVSH PER ILACET DHE E MBAJTET PREMTIMIN.PER KETE SE BASHKU ME MINISTRINE E FINANCAVE BETE INVENTARE NEPER FARMACITE E GJITHE VENDIT TE TE GJITHE ARTIKUJVE QE NDODHESHIN NEPER FARMACITE QE MBANIN PULLEN ‘ME TVSH’ DHE I DETYRUAT FARMACITE QE TI SHESIN ME CMIM 10% ME LIRE.KY INVENTAR QE SHKON ME MILIONA EURO NUK PO LIKUJDOHET NGA JU.JU I VODHET FARMACITE.KESHTU DO VINI NE ZGJEDHJE?
Komisioneri per mbrojtjen e te dhenave personale duhet te merret me institucionin per shkeljen e disa neneve te ligjit 9887/2008, duke nxjerre e publikuar te dhena qe konsiderohen sensitive te profesorit ne fjale. Jane te mire rilindasit te hedhin hi syve e te fyejne inteligjencene njerezve qe qendrojne shume me larte se ata, qe jane aty ku jane per te manaxhuar kontributet tona e jo per ti vjedhur ato. Kerkesave te tilla institucioni juaj nuk duhet as tu pergjigjet se eshte turp mbi turpin qe ju ka mbuluar. Ju fyeni gjithe ato breza qe kane vuajtur ne kohen e diktatures dhe na hiqni shpresat ne te rinjve. Turp per ju edhe pse turpin nuk e njihni.
O intelelektuhal , nuk shikon se si e kane qelbur shendetsin e Shqiprin shoket e tu tash 30 vjet e ne çfar gjendje eshte katandisur shendetsia po meresh ala me ato qe te te bene shedetsine , arsimin , te bene Shqiprine me te gjitha qe nuk i patem kurre e shum zor te i arrijme me kurre , turp qe vazhdohet akoma te vetmbulohet me balte ky vend nga te baltosur .
Z minister.Kthejini farmacive 10% e marra pabesisht