Luljeta Çobanaj, konsulle e Shqipërisë në Milano, është shkarkuar sot nga detyra, me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Vendimi i Ministrisë ka ardhur pas denoncimit në emisionin “Stop”. Emisioni vërtetonte se si në Konsullatën në Milano paguheshin 1000 euro për të marrë brenda ditës një akt martese.
Akti i martesës nga Konsullata është i domosdoshëm për shtetasit shqiptarë që lidhin kurorë në Itali, por procedura zgjat dy javë.
Me pagesën 1000 euro për sekserët rreth konsullatës, akti bëhej gati brenda ditës.
Emisioni “Stop” e vërtetoi duke shkuar për marrjen e një akt-martese në Milano.
Në video, sekseri premton mbylljen e dokumentave, ndërkohë që shpjegon se nga 1000 euro 800 shkojnë për konsullen.
Më tepër lexoni KETU

Pse moooo, nuk ishte e Rilindjes moooo….Po mire duhej dokument i filmuar…??? sa zera kishte ne ministri dhe perse nuk u be hetim i brendeshem apo…qeveri pa procedura dhe njerez batakcinj dhe te paafte…
Apo si te gjithe…
Kjo ndodh se partive politike iu ngjiten si kepusha njerez te paskrupuj (shihi takimet elektorale si duan te bejne nje foto)Une kam nje biznes dhe administrate ben gjithshka qe prokurimet e vogla ti beje nen 100000 leke qe me oferta miqsh te vjedhe
Me nje fjale u shkarkua dhe kaq,,,,po miljonat qe ka futur ne xhep ku shkuan,,,,,nuk po degjojme qe eshte ne proces dhe nen hetim nga prokuroria,, kjp eshte lufta kunder korrupsionit,, te ishte ne ndonje shtet tjeter do dilte me pranga ne duar nga zyra,,, me duket se nga shurra ne mut perfunduam prape,,,,
Do te ishte e pa faleshme,.qe qeveria e rilindesave te mjaftohej vetem me shkarkimin nga detyra,te kesaj bullendre te pa cipe . Ajo duhet ndjekur mpenalisht .