Kundër-replikë me z.Shpresim nga Armeni

redaktor

Para ca kohe më ra në dorë libri i z.Sh. “Vlerat Historike Kulturore të Armenit dhe …..”. Libra të tillë unë i kam përzemër. Mirëpo për çudi unë lexoj për kriminelin Kadri Cakrani, që na paska qënë patriot dhe atdhetar i madh dhe për këtë gjoja e paska falenderuar edhe dekoruar Presidenti i Amerikës. Unë dhe 10 familjet e tjera nga fshati Dukas, Rerës dhe 19 familje nga Cakrani, jemi nga ata që krimineli Kadri Cakrani i arrestoi me firmën e tij dhe ua dorëzoi gjermanëve, që i çoi në kampin e shfarosjes në Zemun të ish Jugosllavisë. Zotit Sh. vetëm këtë vërejtje i kam bërë për librin e tij dhe jo çfarë janë vrarë e janë prerë gjatë luftës. Ndërsa z.Sh më ka kthyer një përgjigje në Gazetën “55” me një gjuhë që vjell vrer, shpifje dhe ofendime. Ne këtej nga ana jonë burrat e mirë, patriot, luftëtarët i njohim, i vlerësojmë dhe i respektojmë vet. Ndërsa hajdutët, ballistët, krimnelët na i lavdërojnë dhe i respektojnë të tjerët dhe ju z.Sh.

Ju më thoni duke më ofenduar se unë paskam qënë një shakaxhi që kam luajtur disa role ballistash, por unë kam luajtur edhe tipa si puna jote që bënin letra anonime duke i nisur lart në qeveri e në Komitetin Qëndror, ku nuk linit njeri pa zënë në goje që nga brigadier, kryetar kooperative, drejtora etj. Unë jam krenar për punën që kam bërë për 45 vjet në teatrin e Fierit.

Të të bëj një pyetje. Ku e njihte gjermani babain tim, tre kushurinjtë e tij dhe 19 cakranjotët që i arrestoi? Ishte lidhja e Kadri Cakranit me oficerin e gestapos Hauf Monlagen.

Ne 11 familjet e fshatit Dukas-Rerës dhe 19 familjet e Cakranit kërkojmë një ballafaqim me ty të na shpjegoni ku e shikoni ju veprimtarinë atdhetare- patriotike të Kadri Cakranit.

 

Kryetari i Org. së Familjeve të Dëshmorëve Patos

Hasan Bregu

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *