Ambasadori gjerman në Serbi, Aksel Ditman, ka deklaruar se Berlini zyrtar nuk i ka kërkuar Serbisë ta njohë Kosovën, raportojnë mediat serbe.
Ditman thekson se është pozitive që të dy shtetet të kenë vullnet dhe të jenë të gatshme për të vazhduar procesin e normalizimit nën patronazhin e BE-së. Ditman ka folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, që sipas tij nuk pengojnë anëtarësimin e Beogradit në BE.
“Këto dy shtete kanë marrëdhënie të mira dhe kjo është në rregull për ne, dhe kjo nuk i pengon Serbisë që të jetë anëtare e BE-së”, ka thënë ai. Ambasadori gjerman thekson se bashkëpunimi në mes të Gjermanisë dhe Serbisë është i shkëlqyer në shumë nivele.

ME c’fare vije kufitare do te hyje Serbia ne BE?
Me Kosoven apo pa Kosoven???? Tani do te pushoje lufta e Krimese dhe e Sirise…..Si gjithmone ne kuriz te shqiptareve. Europa pise Si gjithmone……
Prandsj nuk duhej pranuar Zajednica