Moldavia përfshihet nga skandalet e korrupsionit

Dita
Skandalet e korrupsionit e kanë njollosur udhëheqjen pro evropiane të Moldavisë dhe kanë rritur mbështetjen për partitë pro Rusisë që përpiqen për lidhje më të ngushta me aleatin e tyre të epokës sovjetike, Moskën.

Partitë proruse të Moldavisë thonë se Perëndimi prej vitesh ka mbështetur politikanët e korruptuar proevropianë dhe për këtë arsye, argumentojnë ata, rreshtimi me Moskën është rruga që duhet zgjedhur.

Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip, në një intervistë me “Zërin e Amerikës”, pranoi se politikanët e korruptuar e kanë njollosur integrimin e vendit të tij në BE. Bashkimi Evropian ngriu fondet për Moldavinë pasi një miliard dollarë u zhdukën nga bankat.

Disa zyrtarë janë zëvendësuar ose arrestuar, duke përfshirë edhe një ish-kryeministër, por paratë ende nuk janë gjetur.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *