Përndoqi infermieren, tentoi t’i hynte në shtëpi

Dita

Një mjeshtër i duroaluminit u arrestua nga policia pasi përndiqte prej një muaji një infrmiere të shprehej se e donte e dëshironte një lidhje me të, por kjo e fundit e refuzonte.

Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë 30-vjeçarin G.Toçi ndërsa tentonte të hapte me kartë bankomati derën e blinduar e të hynte me forcë në banesën e 31-vjeçares nga Lushnja me banim në Rrugën e Kavajës.

Ata ishin njohur rreth tri vite më parë edhe kishin dalë së bashku disa herë. Gjithsesi marrëdhënia e tyre nuk kishte shkuar më shumë se kaq.

Këtë të hënë pasdite, Toçi shkoi sërish në adresën ku banonte vajza bashkë me të motrën dhe i kërkoi asaj t’i hapte derën. Por pas refuzimit të kësaj të fundit, Toçi tentoi të hynte me dhunë në shtëpinë e 31-vjeçares duke përdorur një kartë banke për hapjen e derës së blinduar. Në këtë kohë infermierja, njoftoi policinë e cila mbërriti duke arrestuar në flagrancë mjeshtrin e duroaluminit me akuzën e dhunimit të banesës dhe të përndjekjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *