Aplikacioni Whats App nuk do të ofrojë shërbime për përdoruesit e sistemeve operative Symbian, BlackBerry dhe versionet e vjetra të Android dhe Windows Phone, thuhet në një komunikatë të kompanisë.
Në fund të këtij viti përdoruesit e platformave të përmendura do t’u duhet të ndryshojnë aparatin e tyre celular ose do të detyrohen të kërkojnë një aplikacion tjetër komunikimi për të zëvendësuar WhatsApp që aktualisht përdoret nga 1 në 7 persona në të gjithë botën.
“Këto platforma kanë qenë shumë të rëndësishme për historinë tonë, por nuk kanë më kapacitetet e duhura për të përhapur funksionet e aplikacionit tonë në të ardhmen”, shpjegoi kompania.
“Nëse përdorni ndonjë nga telefonat e prekur, ju sugjerojmë të merrni një telefon Android, iPhone ose Windows phone më të ri para përfundimit të 2016-ës për të vazhduar përdorimin e WhatsApp”, vijon deklarata.
Leave a Comment
