Vendimi i plotë i Gjykatës së Lartë për Marjan Rrokun zbardh disa pika të rëndësishme që hedhin poshtë versionin e tij për vrasjen e dyfishtë në vitin 2001.
Sipas vendimit, Marjan Rroku e kishte rrahur Aldën dhe e përndiqte vazhdimisht atë.
Familja ishte detyruar të transferohej nga Mallakastra për të qenë pranë vajzës, pas presioneve të vazhdueshme, por Marjani kishte rrahur edhe babain e 16 vjeçares, Faslli Canajn.
Në vendim zbardhet edhe letra që Alda i dërgoi Marjan Rrokut para vrasjes.
Sipas gjykatësve, në letër nuk kishte asnjë fyerje apo ofendim.
16-vjeçarja kishte shkruar se nuk donte ta shihte me sy Marjanin, pa e ofenduar atë.
Vendimi hedh dritë mbi momentin tragjik të vrasjes së Alda dhe Mbarime Canajt.
Marjan Frroku tha në intervistë me Ardit Gjebrean se Mbarimja e kishte qëlluar me çantë dhe se ishte takuar rastësisht me to.
Ndërkohë, sipas gjykatës, ai i kishte pritur viktimat poshtë shtëpisë, raporton ABC.
Në vendim nuk përmendet, nëse Mbarime Canaj e kishte qëlluar me çantë.
Në vendim thuhet se i pandehuri përveç se e ka njekur, terrorizuar e dhunuar për 12 muaj vajzën, ditën e ngjarjes është konfliktuar me rojën e shkollës që nuk ka lejuar të hyjë për të takuar 16 vjeçaren pa dëshirën e kësaj të fundit.
Më pas ka zbritur në zonën e Zogut të Zi, ku i ka pritur në oborrin e palestrës sportive “Asllan Rusi”, nënë e bij, Mbarime dhe Alda Canaj.
Sapo janë shfaqur në oborrin e palestrës, është shfaqur Marjan Rroku i cili ka shkrepur në drejtim të tyre 7 herë pistoletën e punë.
Në vendim, nuk thuhet se ka qëlluar me çantë nëna 16 vjeçarese i cila brenda saj kishte një abone, një shami dhe 330 lekë dhe asnjë send të paligjshëm, sic kanë pretenduar avokatët gjatë procesit gjyqësor.
Bazuar në rrëfimin jo të sinqertë të ish-agjentit të SHIK-ut krahasura me arsyetimin e Gjykatës, kjo e fundit ka justifikuar vendimin e dënimit kapital për Marjan Rrokun.

Gabim i rende nga Arditi!
Te kalbet ne burg qelbesira!
Edhe Arditi te shkoje ta vizitoje dhe t’i bjere b…thes me Marianin sa here te kete qejf!
Ardit Prosituten ska oqean qe e lan me kte intervist qe ka ber me kriminelin,nuk duhet te dal kurr me ne ekran ky shpifsin se mjaft e ka qelbur Shqiperin me ato zgerdhimjet e tija neper programet e tija skandaloze
Nuk e ka fajin burgaxhiu vrases, por gazetari mendje-ceket, i papjekur, e sensacionalist.
Arditi eshte bere si ndonje “buce” ( Qen femer)
Me kete interviste idiote I vuri kapak karieres se tij te deshtuar.
Ishall i ndodh kjo arditi ke familja e vet
Problemi akut i ketiv vendi eshte se M.Rroku eshte kudo sot.Ate e gjene ne rruge ,ne institucione ,me kollare ne parlament .Keta jane kontigjenti Berishjan qe sot kane paralizuar jeten e ketij vendi e qe me pranine e tyre bejne te mundur mosçuarrjen perpara drjtesise te kryeRrokeve ,Berishen qe si perfaqesues i tyre sot ka tagren qe te takoje edhe disa kineze qe vazhdojne shesin Rroket e Berishes si “burra shtetesh”!
Gjebrea eshte shtirraq familjarishr.Eshte i shtirur.
Do ta kuptojne valle populli ynë qe programet e ketij plehu nuk duhen ndjekur.
Duhet te kerkoje falje publike!
Mos vallë e lanë paguar…?!!!
Une për vete nuk u lejoj femijeve te shohin prog e këtijë kërriçi.