Në një kohë që të gjithë flasin për rekordet e Lionel Messit, vetëm sulmuesi argjentinas ruan një profil të ulët dhe kërkon të fitojë gjithçka me Barcelonën dhe Kombëtaren.
Numri 10 i skuadrës katalanase thekson se rekordet nuk janë objektivi i tij është të fitojë diçka të rëndësishme me fanellën bardhekaltër, madje edhe nëse në një finale skuadra kundërshtare do të pësojë një autogol. 5 herë fituesi i Topit të Artë flet në një intervistë të gjatë për revistën “El Grafico” ku ndalet gjatë edhe te miqësia me Neymar e Suarez dhe rivaliteti me Cristiano Ronaldon.
“E vërteta është se me Neymar dhe Suarez kam një marrëdhënie të shkëlqyer edhe jashtë fushës së lojës. Përpiqemi të kuptohemi për të mirën e skuadrës ku ndihemi të gjithë shumë të rëndësishëm. Nuk ka rivalitet apo konkurrencë në grupin tonë dhe këtë e them me bindje”, deklaron sulmuesi argjentinas që ndalet më pas edhe te dueli në distancë me Cristiano Ronaldon.
“Jemi kundërshtarë në fushën e lojës dhe asgjë më shumë. Ndonjëherë fitojmë dhe ndonjëherë humbasim por nukl mungon asnjëherë respekti reciprok”, përfundon intervistën e tij Lionel Messi.
