Hungaria ka qenë shteti i parë që ka kundërshtuar ardhjen e emigrantëve dhe vazhdon në të njëjtën linjë.
Siç mësohet së fundi, kryeministri Viktor Orban do të thërrasë një referendum për çështjen e refugjatëve.
Ai ia ka kaluar kështu topin popullit të vendosë nëse duhet të pranojnë refugjatë apo jo.
“Vullneti i qeverisë hungareze është të ngremë një mur përgjatë kufirit me Serbinë, duke i treguar Europës se emigracioni masiv mund të kundërshtohet.”, tha një zyrtar pranë kryeministrit Orban.
Nuk dihet ende një datë e saktë për referendumin por ai pritet të bëhet shumë shpejt duke parë precipitimin e situatës së refugjatëve.

Nji mure bie qindra ngrihen.
Ra muri i Berlinit.U ngrit muri ndares Meksike – Amerike.Po ngrihen mure ne Hungari.Nuk mbaron me kaq.Prespektiva demokratike do ngrijne mure mbas mureve.Shef muri murin dhe ngrihet.