Letër e nënshkruar
Bujar Cani
Dëgjova me shumë vëmendje emisionin “Opinion” ku i ftuar ishte Lulzim Basha. E filloi dhe e mbaroi vetëm me rreth 30 fjali të përsëritura duke treguar një nivel mjaft ordiner dhe grotesk, dhe këto fjali apo fjalë ishin: parlamenti i drogës, i krimit, i kriminelëve, i oligarkëve, i Prengës e Ndokës, i Roshit dhe Blushit. Duke i dëgjuar atë natë këto fjalë apo emra aq shpesh, sa u bë i mërzitshëm dhe i neveritshëm, edhe unë po i drejtohem mecit të SHQUP-it.
A nuk u bëre ti si Prenga e Ndoka, (unë personalisht nuk kam gjë me këta persona dhe jetën e tyre), kur punoje në zyrat e UNMIK-ut në Kosovë, së bashku me vajzën e Saliut, duke dëmtuar aq rëndë imazhin e luftës së bijave e bijve më të mirë të kombit shqiptar, të UÇK-së? A nuk ishe ti o meci i Saliut edhe sot i akuzuari kryesor dhe i pagjykuar për megavjedhjen e 260 milionë eurove në ndërtimin e rrugës së Kombit? Po kur i shite një pjesë të territorit shqiptar Greqisë? A nuk ishe ti kur të bënë ministër të Brendshëm dhe në mes të Tiranës vratë katër qytetarë të pafajshëm? Doni përsëri të destabilizoni vendin, bile duke thënë e paralajmëruar se do të bëjmë përsëri një vit të mbrapshtë si 1997-a? Prandaj ju nuk doni të bëhet ky vend, sepse po të ishte bërë një vend normal, ju do të ishit mbrapa dyerve të burgut…
