Mbante bashkëshorten dhe vajzën e tij 7 vjeçe të mbyllura në banesë prej 2 muajsh, policia ndërhyn dhe arreston 56-vjeçarin Kozma Kola. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1, Roskovec.
Në momentet që punonjësit e bashkisë dhe policisë kanë ndërhyrë për nxjerrjen e shtetases L.Kola, 54 vjeçe dhe vajzës së çiftit, U.Kola, 7 vjeçe, nga banesa, kryefamiljari është bërë agresiv.
Ai ka qëlluar me sëpatë derën e banesës, duke thyer xhamat dhe për pasojë është dëmtuar në sy punonjësi i policisë, shtetasi L.S, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.
Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.
