Pirlo e De Rossi rrezikojnë Euro 2016

Dita

Tre muaj përpara sttartit të Euro 2016, në radhët e përfaqësueses së Italisë ka nisur numërimi mbrapsht për 23 lojtarët që do të udhëtojnë drejt Francës. Të përjashtuarit e mëdhenj nga skuadra rrezikojnë të jenë Andrea Pirlo dhe Daniele De Rossi. Momentalisht emrat e tyre nuk janë në listë.

Trajneri Antonio Conte, që është drejt fundit të aventurës në stolin e kaltër, i ka përcaktuar lojtarët e pazëvendësuesem në ekip. Gjithsesi, konkluzionet finale do të dalin pas miqësoreve me Spanjën dhe Gjermaninë.

Përshtypja është se në mesfushë Conte ka vendosur ta mbështesë lojën te Verrati dhe Marchisio. Lojtarë më të rinj dhe që krijojnë dinamika në fushën e lojës, për një skuadër që përveç eksperiencës dhe kualitetit ka nevojë për lojë fizike.

Sido që të jetë, përpara se të nxjerrë nga skuadra dy lojtarë shumë të rëndësishëm të viteve të fundit, si Pirlo dhe De Rossi, trajneri Conte do të mendohet mirë.

Dilema ka edhe në sulm, ku Insigne, Bernardeschi dhe Berardi janë në garë për një vend. Për momentin, lojtarë si Pellé, Candreva, Eder, El Shaaraëy dhe Zaza janë më të avantazhuar se të tjerët në repartin ofensiv.

Por, jashtë luftës për një fanellë në Euro 2016 nuk mund të cilësohen as Immobile, Destro, Okaka apo Giovinco. Antonio Conte po bën llogaritë, për ta mbyllur sa më mirë aventurën te Italia, ndërsa skuadra ka nisur të marrë formë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *