Kompanitë e sigurimeve nuk konkurojnë me njëra-tjetrën, por bashkëveprojnë

Dita

Buxheti i këtij viti solli rritje të taksës së sigurime nga 3% në 10%, çka priret të sjellë edhe rritje të tarifave për konsumatorët. Përfaqësues të kompanive janë mbledhur për të vendosur tarifat e reja që sipas tyre janë të nevojshme në kushtet e rritjes së taksës.

“ Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhojë nuk subvencionohemi për këtë pjesë.

Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%. Këto kanë ndikuar në xhirot tona dhe ne po studjojmë mundësinë që të rishikojmë tarifat e TPL-së”, thonë drejtuesit e disa prej shoqërive të sigurimeve, citon “Monitor”(http://www.monitor.al/tpl-kompanite-e-sigurimeve-te-reflektojmerritjen-e…).

Kjo është thjesht dhe vetëm një mënyrë për të larë duart dhe për të vendosur rritjen e tarifës nga kompanitë, pasi në mbrojtjen që i bëri buxhetit, ish-ministri i Financave u shpreh shumë qartë kur deklaroi se “ndonëse qeveria e ulir taksën nga 10% në 35 një vit më parë, ajo nuk u reflektua në ulje tarifash nga kompanitë”.

Sipas Canit, qeveria ishte e legjitimuar të ricaktonte taksën 10% për arsye sepse ajo nuk dha asnjë efekt.

Pyetja që pason këtë lloj sjellje është se si është e mundur që në treg operojnë disa kompani, që presupozohet të jenë konkurrente, por të cilat sillen krejt në të kundërt: Mblidhen dhe vendosin një çmim fiks?

Është e qartë se këtu problemi i konkurencës është zeruar thjesht duke mbyllur tregun me marrëveshje, shkruan Respublica.

A duhet ndonjë Autoritet të ndërhyjë në kësi rastesh?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *