Mediat italiane aludojnë se trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi mund të marrë drejtimin e Lacios.
Lajmi bëhet me dije nga portali “Romatoday”, që thekson se raportet e mira me Igli Taren mund të ndikojnë te trajneri italian. “Nuk përjashtohet pista e Xhani De Biazit, aktualisht trajneri i Shqipërisë, por që ka raporte të mira me drejtorin Sportiv, Igli Tare”.
Emri i De Biazit lakohet në një kohë kur janë shtuar zërat për largimin nga “Të Kaltrit” të Stefano Piolit. Dy emrat e tjerë që fliten për drejtimin e Lacios, janë Masimo Odo dhe Çezare Prendeli.
Megjithatë gjasat për një kalim të De Biazit te Lacio nuk duken të mëdha, të paktën për momentin. Disa ditë më parë ai përjashtoi përkohësisht rikthimin në Serinë A, duke thënë se “mund të bësh futboll të mirë edhe jashtë Serisë A”.

Kush po i fryn kaq shum tullumbaces De Biazi , po te ishte Rudi Vata me Sokol Kushten ne krye te kombetares akoma me forte do te ishte kombtarja .
DITA, do të më thoni kuptimin e fjalës “shqipe” ALUDOJNË?!
Kam 20 vjet në Itali dhe nuk ja di kuptimin!!
Ju lutem.