Sëmundjet kronike dhe stili i jetës jo i shëndetshëm janë faktorë të njohur të rrezikut të vdekjes së parakohshme. Megjithatë një studim i ri i publikuar në revistën “’Psychological Science” ka treguar se disa faktorë psikologjikë mund të jenë madje më të rëndësishëm përsa i përket ndikimit në jetëgjatësi.
Studimi që zgjati 29 vjet dhe që u krye tek 6000 persona mes 41 dhe 96 vjeç, tregoi se disa faktorë që ndikojnë më shumë në rrezikun e vdekjes janë shpejtësia e përpunimit të informacionit dhe ndjesia subjektive e gjendjes shëndetësore.
Kështu një perceptim më pozitiv për shëndetin dhe një ulje e lehtë në shpejtësinë e përpunimit të mendimeve do të ndihmonin për të pasur një jetë të gjatë. Me pak fjalë mendoni pozitivisht, mos u ankoni për sëmundjet dhe mendoni më pak.
