Leo hutohet pas britanikes, “humbet” “Oskar”-in

Dita

Leonardo Di Kaprio e ka festuar në një lokal fitimin e çmimit “Oskar” si “Aktori më i mirë”.

Ai është shfaqur në shoqërinë e bukuroshes britanike Lauren Hutton, një natë pas ceremonisë. 27-vjeçarja sapo është ndarë nga Spenser Meteus dhe duket se kohët e fundit e ka gjetur veten mirë në krahët e aktorit hollivudian.

Ky i fundit është shfaqur disi i hutuar saqë ka harruar trofeun e “Oskar”-it brenda mjediseve të lokalit.

Në video shfaqet një person që vrapon për të kapur makinën e Leos, në mënyrë që t’i dorëzojë atij statujën e artë, për të cilën DiKaprios iu desh të priste shumë gjatë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *