Mazhoranca dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë kompromis për aktet nënligjore të Ligjit të Dekriminalizimit.
Në përfundim të mbledhjes deputeti Taulant Balla tha se nuk mund të bëhen akte nënligjore që kalojnë kufijtë kushtetues.
“Besoj se nesër do jenë më të qetë dhe më të qartë. Nuk mund të bëjmë një akt nënligjor që kalon kufijtë që përcakton ligji. Nëse e mbyllim do e kalojmë nesër në kuvend. Më vjen keq që PD-ja po mundohet të bllokojë diçka që është arritur më 17 dhjetor. Më 17 dhjetor kemi miratuar ligjin që ka qenë shumë i qartë. Formulari është aneks i projektvendimit, sot diskutuam projektvendimin”, tha Balla.
Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se mbledhja e Këshillit të Mandateve rezultoi pa asnjë dakordësim. Në një prononcim për mediat, Bylykbashi theksoi se sjella e përfaqësuesve të mazhorancës ishte një tentativë për të nxjerrë ‘nga binarët opozitën’.
“Ju e keni ndjekur seancën publike, ku u bë debat i gjatë për aktet e mazhorancës. Por një tentativë të orkestruar nga mazhoranca, një MEMO e paraqitur nga mazhnoranca u përpoq të hidhte hu. Kjo është e papranueshme. Kjo çështje u tërhoq, Kjo është indikator i qartë që mos të arrihej qëllimi”, tha Bylykbashi. Ndër të tjera ai pohoi se deri më tani nuk ka dakordësim për projektvendimin, ndërsa ai akuzoi PS se ka kopjuar opozitën.
