Koreja i përgjigjet me predha sanksioneve

redaktor

Koreja e Veriut ka gjuajtur gjashtë predha me rreze të shkurtër në det. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, kjo erdhi pas sanksioneve që ashpra që vuri OKB-ja.

Një zëdhënës i Koresë së Jugut i tha agjencisë së lajmeve ‘Yonhap’ se predhat janë hedhur në orën 10 sipas orës lokale. Korrespondentët thanë se kjo ishte një kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vëna dhe në këtë mënyrë Koreja e Veriut sfidon hapur OKB-në.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së votoi unanimisht për të imponuar disa sanksioneve të forta ndaj Koresë së Veriut. Masat e ashpra vijnë pas provave të testit dhe satelitor bërthamorë. Sanksionet e reja të OKB-së janë cilësuar si më të ashprat të vendosura ndonjëherë ndaj Koresë së Veriut.

Ato parashikojnë kufizimin e eksporteve dhe inspektimin e të gjitha ngarkesave që hyjnë dhe dalin nga shteti komunist.  Gjithashtu në sanksionet e reja përfshihet edhe bllokimi i aseteve dhe ndalimet e udhëtimeve për 16 individë dhe 12 organizata koreane. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë diskutuar për javë të tëra për sanksionet e reja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *