Uji, Bashkia shpjegon skemën e dëmshpërblimit

redaktor

Dhjetëra qytetarë të Tiranës janë faturuar mbi konsumin real të ujit të pijshëm përgjatë muajit janar.

Këtë shqetësim ata e ngritën përmes një proteste, pas së cilës kreu i bashkisë, Erion Veliaj kërkoi nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve rishikimin e faturave, ndërsa deklaroi se asnjë qytetar nuk do të paguante asnjë qindarkë mbi konsumin real të ujit të pijshëm.

Pasi konfirmoi se këto fatura ishin abuzive, kreu i Ujësjellës Kanalizimeve, Neritan Gjojdeshi e justifikoi mbifaturimin me një gabim njerëzor.

Por pas kësaj deklarate erdhi menjëherë shkarkimi i tij dhe zëvendësimi me zotin Redi Molla. Të mërkurën, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve njoftoi mënyrën se si do të kompensojë qytetarët për faturat e fryra.

Ujësjellësi shpjegon edhe skemën sipas të cilës, të gjitha subjektet që e kanë paguar faturën do të kompensohen në faturën e çdo muaji në vazhdim, deri në likuidimin total të vlerës së paguar.

Ndërsa subjektet që nuk e kanë paguar ende këtë faturë do të marrin një faturë me vlerë minus, bashkë me faturën e muajit shkurt.

Faturën e leximit real të muajit janar dhe atë të muajit shkurt, ata do të mund ta paguajnë deri në datën 28 mars, pa asnjë kamatë-vonesë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *