Artur Zheji dhe Alfred Lela braktisin Henri Çilin, largohen nga ‘’Mapo’’

redaktor

Artur Zheji dhe Alfred Lela braktisin Henri Çilin duke u larguar përgjithnjë nga gazeta ‘’Mapo’’.

Zheji dhe Lela, të dy analistë të medias shqiptare prej kohësh bashkëpunonin me pronarin e gazetës, Çili, por duket se zhvillimet e fundit brenda redaksisë kanë çuar në këtë vendimarrje.

I pyetur nga Newsbomb, Lela jo vetëm që ka konfirmuar largimin e tij dhe të Zhejit, por njëkohësisht ka treguar edhe shkakun e prishjes së marrëdhënieve profesionale me Çilin dhe automatikisht largimin nga media e tij.

‘’Shkak është bërë ndryshimi i linjës editoriale’’, tha Lela.

‘’Mapo’’ deri më tani ka patur një linjë editoriale të djathtë dhe nuk dihet me saktësi se sa majtas ka vendosur të shkojë me këndvështrimin dhe qëndrimin e gazetës së tij Çili.

Edhe më parë Çili është debatuar në qarqet gazetareske dhe në opinionin publik për ndryshimin e ideve të tij me 180 gradë, në favor të qeverisë e kryeministrit Edi Rama. Por megjithatë mbetet të shohim opinionet, editorialet e komentet që do servirë në gazetë në ditët që do të vijnë.

Zheji mbante pozicionin e drejtorit në gazetë, kurse Lela drejtonte faqet ‘’Op-ed’’ të ‘’Mapo’’-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *